Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në konferencën për mediat u pyet edhe për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe sa legjitimë janë fituesit si kryetarë bashkie. Sipas tij, për të vlerësuar një proces zgjedhor, nuk është domosdoshmëri që të ketë një kufi të pjesëmarrjes.
“ Në gjykimin e vlerësimin tim, i përkas grupit të atyre personave që angazhohen në procesin zgjedhor, që nuk është domosdoshmëri që të ketë kufi të pjesëmarrjes për t’i konsideruar zgjedhjet e vlefshme. Po ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Ka argumente për të dyja pikëpamjet. Ta vlerësojë politika se si e kanë interesin dhe si ato mendojnë se është interesi i qytetarëve. Për mua edhe ata që nuk votojnë, kanë një shprehje të interesit të tyre politik.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Celibashi shpall rezultatin: Brenda 2026, të adresohet Reforma Zgjedhore! Numërimi me AI, sukses! Mund të përdoret edhe në vijim












