Krijohen tre lagje të reja në Tiranë, ja ku ndodhen

Krijohen tre lagje të reja në Tiranë, ja ku ndodhen

Liqeni i Thatë në Tiranë

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për krijimin e tre lagjeve të reja në kryeqytet si pjesë e zonës urbane, të cilat do të emërtohen “Lagjja nr. 12”, “Lagjja nr. 13” dhe “Lagjja nr. 14”.

Lagjet e reja do të ndodhen në zonën e Freskut, në zonën e Selitës pranë Farkës, që përfshin Kodrën e Diellit, Liqenin e Thatë, Kopshtin Botanik dhe Zoologjik, si dhe në zonën e Astirit, pranë Unazës së Re.

Vendimi që marrim sot, do të lerë gjurmë në mënyrën se si shërbejmë në këtë qytet. Qyteti ju e dini fare mirë, ka 11 njësi administrative urbane dhe 13 rurale. Ne propozojmë sot krijimin e tre lagjeve të reja dhe për efekt numeracioni, ngaqë kemi qenë deri në numrin 11, bëhet fjalë për lagjen nr. 12, 13, 14. Bëhet fjalë për zonën e Freskut që teorikisht është në njësinë Dajt, por ju e dini fare mirë, komuna është majë malit, Fresku është në kufi me Kinostudion.

Bëhet fjalë për zonën e Selitës, por jo Selitës që është te njësia 5, por Selitës që është në zonën e Farkës, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik që në vijë ajrore e kanë disa kilometra larg komunën Farkë dhe jo më të shkojnë dhe të marrin shërbime të përditshme. Pra bëhet fjalë për atë pjesën e unazës jugore që administrativisht është në Farkë, por i kryen të gjitha shërbimet në Tiranë. Dhe bëhet fjalë për zonën që prapë në leksikun e Tiranës njihet si zona e Astirit ose si zona e Unazës së Re dhe e Kasharit.

Komuna në Katundin e Ri në Kashar është disa kilometra larg, ndërkohë që shërbimet i marrin kryesisht ose te njësia 7 ose te njësia 6, janë më afër se komuna,

deklaroi kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)