Sekuestrimi i 31 pronave me vlerë miliona euro, Krimi Ekonomik bllokon karburantin e Habilajve në Vlorë (VIDEO)

VLORE - Pak ditë pas sekuestrimit të 31 pasurive me vlerë miliona euro në pronësi të Habilajve, këtë të mërkurë Krimi Ekonomik ka bllokuar një pikë karburanti në afërsi të spitalit rajonal në Vlorë. Biznesi është i regjistruar në emër të Artan Habilajt, vëllai i Moisi Habilajt, ky i fundit i arrestuar në Itali si kreu i një grupi të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Artan Habilaj vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare si pjesë e bandës së trafikut të kanabisit.

Report Tv ka siguruar edhe pamje nga karburanti i sekuestruar nga Krimi Ekonomik. Biznesi është rrethuar me shirita dhe puna në të është bllokuar prej mëngjesit të sotëm. pronat e Habilajve u sekuestruan për llogari të hetimeve të drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane, pasi dyshohet se janë përfituar nga burime financimi të paligjshme, kryesisht nga veprimtari kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. 

Me 21 shtator, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi sekuestrimin e disa milionë euro pasuri të vëllezërve Habilaj. Sekuestroja u vendos në kuadër të ligjit “Antimafia” dhe të gjitha këto pasuri janë të regjistruara në qytetin e Vlorës. Pronat janë sekuestruar me urdhër të prokurorëve; Vladimir Mara, Besim Hajdarmataj, Arenc Cela, Gentian Osmani dhe Dritan Prenci. 

Grupi Habilaj i arrestuar në Itali për trafik droge

Me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar, apartamente, ndërtesa, garazhe, truall, njësi shërbimi, makina dhe pasuri të tjera. Prokuroria ka sekuestruar; 10 apartamente, 4 ndërtesa, 6 makina, mes tyre Audi “AA900NF”, 1 garazh, truall mijëra euro dhe shumë pasuri të tjera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faiku: 03/10/2018 12:07

    Provat jane te plota per Sajmir Tahirin. Cfare do gjykata qe te besoje video ku Sajmiri ngarkon vete hashash? Audi A8 i perdorur nga trafikantet dhe njekohesisht nga ish ministri. Jahti i perdorur nga ish ministri ne pronesi te nje trafikanti tjeter qe mbas u prish ne Korfuz u riparua nga Habilajt ne ital. orest Sota i kapur me 863 mije euro cash dhe me dy patentat e skageve te Tahirit. Deklaruan qe nuk njiheshin, por policia e Malit te Zi thote qe Tahiri ka kaluar kufirin me makinen e vellait te Orestit. Nuk njihen por Orest Sora kishte akses te kalonte kufirin me makine ne pronesi te minustrise se brendeshme. E plot te tjera. Keto nuk quhen as rastesi dhe as indicie por prova.

    Përgjigju
    • Halla e Faikut: 03/10/2018 18:41

      O Feke po një gjë nuk na e shpjegova gjithe keto prona dhe asete i kan pasur që në kohën e Sales pse ai nuk i arrestoi këta bashkë me Sajmirin.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi shënon supergol në Turqi, portieri 'sheh' topin në rrjetë

VIDEO/ Ernest Muçi shënon supergol në Turqi, portieri 'sheh' topin në rrjetë