Kryeministrat e Ballkanit në Vjenë, Haradinaj: Kërkova liberalizimin e vizave, i kemi përmbushur të gjitha kushtet

Kryeministrat e Ballkanit në Vjenë, Haradinaj: Kërkova liberalizimin e vizave, i kemi përmbushur të gjitha kushtet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kancelarit austriak Sebastian Kurz që liberalizimi i vizave të futet në axhendën e Bashkimit Europian. Ky fakt është bërë i ditur nga vet Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”.

Haradinaj ka shtuar se liberalizimi i vizave në Kosovë nënkupton partneritet, më shumë treg dhe më shumë mundësi këmbimi midis Bashkimit Europian dhe rajonit.

Sot, në Vjenë të Austrisë zhvilluam një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por kjo duhet të jetë reciproke. I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lancimin e ERA.                                       

Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE. Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, midis të cilëve edhe ai i Kosovës, janë mbledhur në një takim në Vjenë nga kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dhe komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn. Takimi ka patur në fokus perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet dypalëshe dhe kriza e refugjatëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD