Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në Muzeun e Historisë së Artit në Vienë (KHM), ku përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut tashmë shoqërohen me një përshkrim të plotë historik që përcakton qartësisht identitetin, origjinën dhe rolin e tij si udhëheqës shqiptar. Ky ndryshim vjen vetëm dy muaj pasi një peticion i iniciuar nga inxhinieri Azmer Duleviç dhe gazetari Ermal Peçi kërkoi korrigjimin e informacionit të munguar për figurën e heroit kombëtar.
Nga mungesa e çdo reference, te identifikimi i plotë
Fotografia e datës 18 shtator 2025, e realizuar në muze, tregon se etiketa pranë përkrenares së Skënderbeut përmbante vetëm emrin e objektit:
“Skanderbeg-Helm / Helmet of Skanderbeg”, pa asnjë shpjegim mbi origjinën, rolin apo rëndësinë historike të tij.
Në kontrast, fotografia e datës 25 nëntor 2025 tregon se muzeu ka vendosur një tabelë të re të detajuar, ku Skënderbeu prezantohet me të gjitha elementët kryesorë identifikues:
• Përshkrim i plotë i jetës dhe veprimtarisë së tij
• Përcaktimi si udhëheqës shqiptar
• Shpjegim i rolit të tij në rezistencën ndaj Perandorisë Osmane
• Interpretimi i mbishkrimit të famshëm të përkrenares
Kjo përbën herën e parë që Muzeu i Vienës e artikulon kaq qartë identitetin e Skënderbeut si figurë shqiptare dhe udhëheqës me tituj mbretërorë të njohur në traditën mesjetare.
Peticioni që solli ndryshimin
Peticioni i nisur nga Duleviç dhe Peçi kërkonte që muzeu të ndreqte boshllëkun informativ dhe të vendoste një përshkrim të saktë historik. Sipas nismëtarëve, mungesa e referencës ndaj origjinës shqiptare të Skënderbeut ishte jo vetëm e padrejtë, por edhe e dëmshme për narrativën historike.
Pas qindra firmave të mbledhura dhe pas vëmendjes së krijuar në media, muzeu ka reaguar duke rishikuar materialin ekspozues.
Një fitore simbolike për historinë shqiptare.
Ky lajm i rëndësishëm mund të shërbejë si precedent për edhe për shumë institucione të tjera europiane që mbajnë objekte të lidhura me historinë shqiptare, duke rritur presionin për përfaqësim korrekt dhe profesional.
Komente









Respekt per dy zoterinjte !Patriot nuk te bejne ofiqet per atdhedashuria!
PërgjigjuEdhe Mbimerin duleviç edhe Shqipetar.. sikur nuk shkojn bashk…
PërgjigjuZ.Azmer Eshte boshnjak dhe e Kam degjuar vete duke flour per vehten! Ai Eshte qytetar I nderuar ,aktovist Si inxhiner e aktovist shoqeror! Ne Shqiperi ka Shqiptare te Kosoven,boshnjake e malazeze te ardhur para rreth 100 vitesh.Qytetare te nderuar e me contribute.Ne Fier ku Kam jaguar ka origjina e minoritete
Thjesht Komplimente,kjo initiativ, per mua quhet PATRIOTIZEM! Ju lumtë✌️
PërgjigjuSa mire! Te mesojne ata Pisa qe e Kane per detyre se per ti sherbyer atdheut s'duhen ase para ase ofiqe por pak atdhedashuri
PërgjigjuJu lumte te dyve për kete akt patriotik
PërgjigjuPatriotet nuk njihen nga postet qeveritare apo llogarite bankare por nga ajo çka qe bejne per kombin. Urime e suksese perjete!!!
PërgjigjuFat i mirë qe ateherë,sot edhe neser atdheu eshte mbrojtur vetem nga Patriotët shpirtëpaster e pa interesa.
Bravo per nismen e dy zoterinjve! Armet e Skenderbeut kane qene ne ate muze per nje kohe shume te gjate,habitem se si jo vetem individe,por shteti e qeverite nuk e kane marre kete iniciative me pare!
PërgjigjuJam i bindur qe keta far politikanesh nuk kane lezuar edhe 1 faqe nga librat qe jane shkruar per Heroin tone te lavdishem.
Po ku Shkojn politikanet tan neper muze.