Të pandehur për fshehje pasurie, Marku pezullon nga detyra çiftin e prokurorëve Gina-Gashi

TIRANE-Kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi dhe të bashkëshortit të saj Dritan Gina. Rovena Gashi cilësohej edhe si “krahu i djathtë” i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Çifti i prokurorëve janë pezulluar, pasi sipas prokurorisë janë marrë të pandehur për refuzimin të deklarimit të pasurisë.

Sipas Kryeprokurores Arta Marku, prokurorja Gashi dhe bashkëshorti i saj do të jenë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Prokuroria e Durrësit pas hetimit të nisur për çiftin vendosi që t'i marrë të pandehur. Shifrat e fshehur nga çifti Gashi-Gina mbetet e pazbardhur, ndërsa vendimi për pezullimin u mor të premten, por u zbardh ditën e sotme.

Rovena Gashi ishte prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, ndërsa burri i saj Dritan Gina ka qenë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Pak muaj më parë çifti i prokurorëve u përfshi në akuza ndaj Kryeprokurores, pasi Dritan Gina u shkarkua si drejtues i prokurorisë së Elbasanit ku ishte i komanduar duke u rikthyer në Tiranë, ndërsa gruaja e tij, Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme duke kaluar prokurore e thjeshtë.

Por sot, të dy janë shkarkuar nga detyra, pasi janë marrë të pandehur për mosdeklarim pasurie. Nëse do të shpallen fajtor do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë. Kujtojmë që Gashi është një prej 10 kandidatëve për në Kushtetuese, por edhe pjesëtare e KED. Me pezullimin nuk dihet nëse Gashi e humbet statusin në KED, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Vendimet e Arta Markut
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.140, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, znj. Rovena Gashi.

Pezullimi i znj.Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Pezullimi z.Dritan Gina
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.141, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z.Dritan Gina.

Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.


Kryeprokurorja Arta Marku dhe prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi

/b.ha./Shqiptarja.com

Komente

  • TRAMI i LULIT: 14/05/2018 15:31

    banda e Kriminelëve të PD Drogës nuk e mbyllin Halenë! Kjo Parti me njerëz të Degjeneruar me emrin PD u shoftë dhe qofshin të Mallkuar përjetë , sepse është e mbushur me Kriminelë Ordinerë dhe Hajdutë të Pështirë që GRABISIN Vendin dhe ATDHEUN e tyre ! Vafshi në DJALL që të gjithë ju HORRAT e PD Krimit .

  • UPSSSSSSSSSSS: 14/05/2018 15:01

    Respekte znj. Marku . Keshtu veprohet , ne beze te ligjit , tani le te bejne peralla.

  • Faik: 14/05/2018 14:49

    RESPEKTE për ARTA MARKUN! Në BURG gjithë NDYRËSIRAT që kanë ABUZUAR me Detyrën dhe kanë VJEDHUR e GRABITUR në ZYRAT e SHTETIT !! Duhet ARREST me BURG ZONJA ARTA sepse PROVAT janë aty dhe i ka parë i madh dhe i vogël ! Të FALENDEROJ ZONJA MARKU .

  • Vlora: 14/05/2018 14:31

    Respekte per kryeprokuroren Arta Marku . I uroj gjithe te mirat ne jete

  • bledi: 14/05/2018 13:43

    bravoooo bravooo

  • Të derrmohet ligesia dhe hajduteria: 14/05/2018 13:41

    Po të jetë e vërtetë që kanë fshehur pasurinë bravo të qoftë Marku! E gjithë klasa politike fundërrinë që ka zaptuar Shqipërinë këta 28 vjet, të dali përpara drejtësisë! PO, lindjes së klasës së re politike me njerëz me profil e moral të lartë, e mos-lidhur me krimin!

  • Tirona: 14/05/2018 13:37

    Iken bajgat e Llalles qe ndanin krevatin.Far e keqe.

  • Maruaj taqi: 14/05/2018 13:16

    Bravo të qoft o burrnesh e veriut o Fatime Sokoli tregoi vëndin plerave të shoqëris Shqiptare hallall gjiri nënës SUKSESE NË JET E NË FAMILJE.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)