Kush ishte Boran Bërçana, pistat hetimore që ka ngritur policia pas vrasjes

Kush ishte Boran Bërçana, pistat hetimore që ka ngritur policia pas vrasjes

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me Boran Berçanën, që u vra mëngjesin e sotëm në Shkodër. Detaje që lidhen me hetimet mbi vrasjen e dyfishtë dhe karrierën e ish-policit. 

Mister mbetet fakti, pasi sipas policisë arma nuk ka qenë me silenciator ndërsa asnjë prej fqinjëve apo banorëve të lagjes nuk ka raportuar për të shtënat.

Për zbardhjen e kësaj ngjarje policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinj të viktimave, por ende nuk ka një të dyshuar konkret për këtë vrasje.

Janë disa pista hetimore të ngritura për zbardhjen e ngjarjes dhe dinamikës së plotë. Një prej pistave të hetimit është ajo e ndonjë konflikti për shkak të detyrës që ka pasur Boran Berçana.

Por kush ishte Boran Bërçana?

30 vjeçari ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2011 ku sëfundmi ka shërbyer në zonën e Fushë-Arrëzit si inspektor krimesh. Ai është larguar nga kjo detyrë në janar të këtij viti, 7 muaj më parë me dëshirën e tij dhe pa dhënë arsye. Ai punoi edhe në Dukagjin, zonë që është e njohur edhe për problematikën e kultivimit të kanabisit, por sipas burimeve nga grupi hetimor nuk është raportuar që ai të ketë pasur ndonjë problem në ushtrimin e detyrës.

Problemet familjare dhe ndonjë konflikt i çastit janë pistat e tjera që hetohen nga policia, kjo referuar edhe dëshmive. Nga blutë e Shkodrës, mësohet se deri në këto moment janë 20 persona të pyetur, ndërsa janë pyetur edhe ish-bashkëshortja e Berçanës, familjarë të tij dhe disa shokë.


Lajmi kryesor:

Shkodër, ekzekutohen në makinë ish-polici e bashkëjetuesja në sy të djalit 2-vjeçar/VIDEO


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira