POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Me kokainë dhe armë/ Arrestohet Stresi, policia: Anëtar i një grupi kriminal

TIRANË- Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është arrestuar në një hotel në zonën e Linzës.

Arrestimi i reperit 31-vjeçar vjen pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilës dyshohet se është edhe Stresi.

Forca e Ligjit në veprim vë në pranga një nga antarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë ‘Trafikim narkotikësh’ dhe ‘Krimeve kundër personit'.

Policia

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomën e hotelit ku ndodhej Stresi  është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Bashkë me reperin, policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin nr.4  edhe një 20-vjeçare nga Tirana me iniciale P. Ç.  Vajza do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të ‘Moskallzimit të krimit’.

Por kjo nuk është hera e parë që Arkimed Lushaj prangoset për mbajtje armësh pa leje, ai njihet edhe për përfshirjen e tij në sherre dhe konflikte të tjera. Herën e fundit, Stresi ka përfunduar në prangat e policisë, ka qenë në 13 prill të këtij viti, teksa konsumonte kokainë në një lokal në Tiranë.

Ndërkaq, ai është arrestuar edhe disa herë të tjera, pasi qarkullonte me armë pa leje. Madje në disa raste reperi shqiptar i ka publikuar vetë foto me armë në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Forca e Ligjit në veprim vë në pranga një nga antarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bëri kjapjen dhe ndalimin e shtetasit: Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr 1972 datë 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal .

Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit” . 

Gjatë arrestimit këtij shtetasi në ambjentet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore në lidhje me veprat penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283 i Kodit Penal.

ke.mu.
Komento

Komente

  • Elio: 19/10/2018 00:02

    Ka per te dal sic ka dal heret e tjera sespe nuk esht cun per biruc ai esht djal qe ri ter kohes i parfumosur dhe mbi te gjitha artist i vencant

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 18/10/2018 19:15

    Lushaj & CO bajgat e lopes se Viçidolit

    Përgjigju
  • Ggg: 18/10/2018 08:40

    Aha shpejt ka per te dale, sic ka dale gjithmone.... arma do behet arme loder, kokaina do behet aspirine e thermuar pluhur... dihen keto gjera, biles i bejne mire atij sepse i shtohet fama.... shtet plehre...

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 18/10/2018 08:20

    I mbani mend ato grabitjet e bankave ne fundjave ne Tirane para 8-10 vjetesh??!! Nxirrini filmimet dhe jepjani nje eksperti ti krahasoje dhe do te shihni se eshte Arkimedi autori.....

    Përgjigju
  • Populli: 18/10/2018 07:50

    Si eshte e mundur,ky lloje krimbi I ujrave te zeza,I perkedhelur dhe I reklamuare mgajaft medja te kazanit?le te jete fundi I tij dhe atyre qe mbeshtesin kete krijese te ZEZE.

    Përgjigju
    • orges: 19/10/2018 22:37

  • Durres: 18/10/2018 03:44

    Nuk i kuptoj kto ligjet ne shqipri kte e pakan kap dhe her te tjera me arme dhe e kan len te lir, kam degjuar dhe kam par ne lajme qe ka shum njerez qe vuajn denime per kto pun. Kurse ky del pa teklif sikur ska asgje Shtet leshi mjer ne qe jetojm ktu.

    Përgjigju
  • Andis: 18/10/2018 00:40

    Kam frike se do ja hedhi si djali I Luiza Xhuvanit dhe ky monstra.

    Përgjigju
  • leshko: 18/10/2018 00:22

    Jo vetem te zbatohet ligji..por per kete person publik si i tille ky ndikon negativisht me veprimet dhe sjelljet e tia..si rrjedhoje duhet dhene denimin maksimal qe parashikon ligji...dhe per keto suksese ti dedikohet te madhit Edi Rama dhe PS si parti e shpreses..pasi opozita qesharake eshte ne gjendje kome

    Përgjigju
  • Enri: 17/10/2018 23:22

    Futeni ne burg njhere e mire kete m*t te zi. I duket vetja si ke GTA kti si ne perralla.

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 17/10/2018 23:16

    I mbeti revolucioni ne mes Bashes pas kapjes se ketij ushtarit te zellshem nga policia. Po Salianji me Bashen a do zhduken nga politika mqse eshte takuar disa here para kamerave me kete banditin e grupit kriminal sipas vetingut politik qe kerkojne? Ky zhulsi sikur ishte i fejuar dhe komplet i dashuruar me Kejsin qe ia kishte lene e ema e saj ne ruajtje nga ngacmimet e cunave te lagjes, cne na del ne hotel me P.C? Uroj qe kesaj here ta beje burgun tamam.

    Përgjigju
  • jeton fadil BAJG gjoleka: 17/10/2018 22:02

    duhet dënuar e bër shembull për gjith rinin ky. duhet ti tregohet vëndi që i takon.

    Përgjigju
  • Fatmir: 17/10/2018 21:59

    Te zbatohet ligji.

    Përgjigju
  • Kodi Penal: 17/10/2018 21:44

    Neni 278 K.Penal -- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet etj etj etj tani te shohim ca p.... e motres do te bejne keta per ta nxjerre se ky eshte ndaluar disa here per kete akuze bile dhe perserites

    Përgjigju
  • Albani: 17/10/2018 21:34

    Ky ka dale me arme me droge e me lek, 100 here ne Facebook, keto e paskan bere zbulimin...

    Përgjigju
  • Fraiku: 17/10/2018 21:28

    Arestim politik hahahahaha jam nipi i atij qe sulmoi komisariatin e tropojes dhe mbeti i vrare si qen tek shkallet. Ne banditet i quajme deshmore dhe pishtar si Sali Lusha, mjafton te grabitim argjendarite e tiranes dhe te marrim pjese ne masakren e permetit. Mallkuar qofte nese del ndonje prokuror dhe e liron bastardin.

    Përgjigju
  • Fraiku: 17/10/2018 21:28

    Arestim politik hahahahaha jam nipi i atij qe sulmoi komisariatin e tropojes dhe mbeti i vrare si qen tek shkallet. Ne banditet i quajme deshmore dhe pishtar si Sali Lusha, mjafton te grabitim argjendarite e tiranes dhe te marrim pjese ne masakren e permetit. Mallkuar qofte nese del ndonje prokuror dhe e liron bastardin.

    Përgjigju
  • Erik: 17/10/2018 21:28

    Se vete PD-ja ben miting para drejtorise se policise per te nxjerr "pishtarin" nga burgu.

    Përgjigju
  • Emigranti: 17/10/2018 21:21

    Nuk eshte hera e pare qe ky plehe I prkedhelur nga shume medja arrrstohet-duhet te mari ate qe I kane rezevuare kaq here keti krimb haleje!

    Përgjigju
    • S3si: 18/10/2018 01:47

      Lirim te shpejt