Do merrte nusen, helikopteri ku udhëtonte dhëndri bën ulje emergjente në Korçë. Report Tv siguron videon pak pas ngjarjes

KORÇE-  Helikopteri i kompanisë private "Shega Air" që do merrte një nuse pëson defekt në Korçë bën ulje emergjente në mes të një blloku me pallate, pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Ersekës" . Në momentin e incidentit, në bordin e helikopterit model "Agusta A 109 A" ka qenë piloti Altin Lama dhe dhëndri Gani Haxhija i cili këtë diel martohej me Dritjola Karadaku. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive pak çaste pas momentit të incidentit ku siç shihni helikat e helikopterit civil të kompanisë "Shega-Air" janë ende në lëvizje. Nga pamjet duket dëmtimi në rrota si dhe te pjesa e bishtit.

(FOTOT - Helikopteri që bëri ulje emergjente)

Ngjarja është shënuar pranë Unazës së Qytetit të Korçës rreth orës 10:30 në një lulishte pranë blloqeve të banimit. Pranë vendit të ngjarjes ndodhet edhe një pikë karburanti, çka mund të rezultonte me pasoja të rënda nëse avaria do shkaktonte pamundësimin e uljes së helikopterit në sheshin e vogël të lulishtes. 


('Trendi' i transportimit të nuseve me helikopter)

Njoftimi i Policisë për ngjarjen: 


Korçë
Informacion paraprak

Më datë 05.08.2018, në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Ersekës", pranë Unazës në Korçë, si shkak i një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private me pilot shtetasin A.L dhe pasagjer shtetasin G.H.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale të helikopterit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Rrëzimi i helikopterit në Korçë, ja me çfarë u largua nusja pas incidentit (VIDEO)

Gani Haxhiaj dhe Dritjola Karadaku kishin vendosur të martoheshin sot në qytetin e Korçës. Për ta bërë ditën më të bukur dhëndri kishte menduar udhëtimin me helikopter.

Por për fat të keq, helikopteri ku udhëtonte edhe vetë dhëndri Haxhiaj, me pilot Altin Lamën, pësoi defekt në ajër dhe bëri ulje emergjente pranë Unazës së qytetit, në një bllok pallatesh. 

Pas këtij incidenti, Haxhiaj e ka marrë nusen me një "Audi Q7", siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv. 

Ora 12:17
Incidenti në Korçë/ Ja sa paguajnë çiftet për një udhëtim me helikopter në ditën e dasmës

Udhëtimet me helikopter ditën e dasmës janë kthyer në trend vitet e fundit. Por sa paguajnë çiftet për këtë shërbim? 

"Shqiptarja.com" mëson se për të prenotuar një udhëtim me helikopter të një kompanie private, si në rastin e "Shega Air" helikopteri i të cilit u zgjodh nga çifti i Korçës, paguhet jo pak.

Vetëm për një orë udhëtim në raste festash apo ceremoni dasme siç ndodhi sot çiftet paguajnë deri në 1800 euro në një orë. Kësoj shume i shtohen edhe 50 euro të tjera për çdo orë pritje. Pra, tarifa të kripura për një shërbim luksi disa orësh, aq më tepër kur në raste të caktuara, si ky i sotmi, vihet në rrezik gjithçka, edhe jeta. 

Ora 12:06
Bëri ulje emergjente, piloti i helikopterit flet për Report Tv: Pësoi defekt në ajër!

Altin Lama ishte piloti i helikopterit "Shega-Air" që bëri ulje të detyruar sot pranë Unazës së Korçës.

Në një prononcim për Report Tv, Lama tha se mjeti pësoi defekt teknik në ajër dhe ulja pranë lulishtes në Korçë ishte e detyrueshme. Sipas tij, nga incidenti nuk ka të lënduar, përveç dëmeve të mjetit.

Helikopteri ka bërë ulje të detyruar në Korçë. Shkaqet e kësaj ulje janë teknike. Nuk ka dëme në njerëz, ka dëmtime të lehta mjeti. 

Altin Lama, piloti i helikopterit



Piloti Altin Lama ka mbajtur detyra të rëndësishme në Forcën Ajrore. Ai ka qenë Shef i Sigurisë së Bazës Ajrore të Farjkës, detyrë nga e cila është shkarkuar dy vite më parë me vendim të ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Lama u shkarkua pasi ditën e tragjedisë në Liqenin e Shkodrës, ku pas rrëzimit të helikopterit të FA (EC 145) humbën jetën dy pilotët Donald Hoxha dhe Florian Delia, nuk ndodhej në detyrë, por po pilotonte një helikopter të një kompanie private, të të njëjtës, "Shega Air". 

Ora 11:16
Avaria e helikopterit në Korçë, dëshmitarja për Report Tv: Goditi pemën gjatë uljes, në shesh kishte mjaft njerëz

Një vajzë e re është bërë dëshmitare okulare e cila ka parë të gjithë skenën e avarisë së helikopterit në Korçë. Ajo tha për Report Tv se kishte parë helikopterin teksa ulej, i cili sipas saj goditi një pemë në lulishten pranë Unazës së qytetit të Korçës.


Helikopteri do merrte nusen në një dasmë që zhvillohej shumë pranë vendit të ngjarjes, ndërsa në momentin e rënies në shesh ka pasur mjaft njerëz, të afërm të çiftit që martohej.

Sa isha zgjuar nga gjumi kur po shihja nga dritarja e shtëpisë që erdhi helikopteri për të marrë nusen. I pashë bishtin në një pemë dhe më pas helikopteri ra. Kishte mjaft njerëz që ishin këtu rreth e rrotull, të afërm të çiftit.

Dëshmitarja për Report Tv

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loshi: 05/08/2018 20:19

    Hahahaha! Fredi Dobiçi do fuse hundet ne punet e te tjereve sepse gjerat ne shpine e tij i shkojne vaj? O nene o nene Fredi i ZI me ato Vajzat e tij qe ja u kane bere Pleqte e Italise breket 'Flamur' !? hahahahahahaaa! Fredi shurraqi qe fle me bebelina femijesh. Faiku ka 100% te drejte per ato qe thote per Fredi Zorren .

    Përgjigju
    • Fredi: 06/08/2018 01:16

      Fa-ik je keq me degjo mua! Mjekohu se do na behesh shkrim tek kronika e portaleve. Pavarsisht se je fshatar me vjen keq se nuk je kriminel. Apo harrova se vetem prinderit ke nga fshati hahaha Merr mjekimin, qetesohu dhe pastaj shkruaj. Dallohesh qe ke probleme me mendjen. Loshi kush e di ku pa ha dhe ose eshte ne ndonje birruce ti i permend emrin e te vdekurit qe ka.

    • Fredi: 05/08/2018 21:55

      Fa-ik je keq me degjo mua! Mjekohu se do na behesh shkrim tek kronika e portaleve. Pavarsisht se je fshatar me vjen keq se nuk je kriminel. Apo harrova se vetem prinderit ke nga fshati hahaha Merr mjekimin, qetesohu dhe pastaj shkruaj. Dallohesh qe ke probleme me mendjen. Loshi kush e di ku pa ha dhe ose eshte ne ndonje birruce ti i permend emrin e te vdekurit qe ka.

    • Faik: 05/08/2018 21:33

      Fa-ik je keq me degjo mua! Mjekohu se do na behesh shkrim tek kronika e portaleve. Pavarsisht se je fshatar me vjen keq se nuk je kriminel. Apo harrova se vetem prinderit ke nga fshati hahaha Merr mjekimin, qetesohu dhe pastaj shkruaj. Dallohesh qe ke probleme me mendjen. Loshi kush e di ku pa ha dhe ose eshte ne ndonje birruce ti i permend emrin e te vdekurit qe ka.

  • Xhuvi: 05/08/2018 13:50

    Pilot hero qe arriti ta ULET a rrezoje elikopterin pa viktima

    Përgjigju
  • Xhuvi: 05/08/2018 13:50

    Pilot hero qe arriti ta ULET a rrezoje elikopterin pa viktima

    Përgjigju
    • Piu: 06/08/2018 00:14

      Po ca thu mo daku, je nanje mik i pilotit ti qe e mbron?! Ajo sdo as shkrim e kendim qe ajo eshte paaftesi e pilotit. Ai eshte perplas me pemen ne ulje dhe kaq.

  • Vlonjati: 05/08/2018 12:24

    Veshja me shume stil e dhendrit Gani kostum gri me kepuce te zeza ka qën shumë fatsjellse.. Bravo Gani me jete te gjate ai qe te ka thën si te visheshe ;)

    Përgjigju
  • Fredi: 05/08/2018 12:14

    5 mije euro i kushton nje fluturim ketij helikopteri. Ky i rritur me misernike dhe me djathe do te marre nusen me helikopter? Perse i coni parate dem more fshatare te shkrete. Me ato para beje dy here muaj mjalti dhe jo te rrezikoje jeten. Parate e hashashit mbarojne shpejt dhe nese vazhdon prape do te te kapin dhe nusja do bej xhiro me pilotin pastaj. Asnje biznesmen i ndershem qe punon me djerse nuk i con keshtu parate dem.

    Përgjigju
  • Popull: 05/08/2018 11:52

    Boll u hapet b****sh o Shqipëtar,ne Gjermani ka plot milionerër por nuk kemi par ndonje te mari nuse me helikopter nga dyert e bashkise. Shyqyr me kaq qe su vra njeri..dhe kujdes mos fluturoni me presh ne by...se zoti nje here ju fal.

    Përgjigju
  • qaf thona: 05/08/2018 11:12

    nje rishikim te thell te licencave te dhena ne kohen e salea

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 05/08/2018 11:06

    Shikoni se çfar bëhet brek grisurit Shqiptar bëjn çudira me lekët e drogës. E gjynafet që kan bër po ju dalin nga hundët po prit se është vetëm fillimi për kto plera brdk grisur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK