E shkarkoi Kodheli dy vite më parë, kush është piloti që rrëzoi sot helikopterin në Korçë

E shkarkoi Kodheli dy vite më parë, kush është piloti që rrëzoi sot helikopterin në Korçë

Piloti Altin Lama

Altin Lama ishte piloti që drejtonte helikopterin e "Shega Air" i cili sot bëri ulje emergjente në Korçë, pasi ishte kontraktuar për transportimin e nuses dhe dhëndrit. Në bordin e helikopterit, krahas pilotit ndodhej edhe dhëndri Gani Haxhija. Lama ka mbajtur detyrën e Shefit të Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore në Farkë, deri dy vite më parë kur u shkarkua me vendim të ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Shkak për shkarkimin e tij u bë braktisja e vendit të punës ditën e tragjedisë së helikopterit të FA "EC 145", në Liqenin e Shkodrës, ku humbën jetën pilotët Donald Hoxha dhe Florian Deliu.

Në 6 prill 2016, në vend që Lama të kontrollonte helikopterët para nisjes, preferoi të pilotonte vetë një helikopter privat. Lama rezultoi se në mënyrë fiktive ndodhej në Farkë, ndërsa në të vërtetë ishte ngritur në fluturim me helikopterin e një kompanie private. Sot, Altin Lama rrëzoi helikopterin "Agusta A 109 A" të kompanisë "Shega Air" gjatë udhëtimit për marrjen e një nuseje në një dasmë në Korçë.

Në bordin e helikopterit udhëtonte edhe dhëndri Gani Haxhija, por fatmirësisht incidenti ka përfunduar pa të lënduar. Helikopteri ka pësuar dëme në disa pjesë, si te bishti dhe rrotat. 

Në një prononcim për Report Tv, piloti Lama u shpreh se mjeti pësoi defekt në ajër dhe ulja në lulishten pranë Unazës së Korçës, ishte e detyrueshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • piloti plak: 05/08/2018 18:46

    Me siguri ka pire raki si qen i zhuritur gjate sherbimit. Pijaneceve me mire se kudo tjeter u del bytha ne aviacion.

    Përgjigju
  • Berti: 05/08/2018 18:45

    Shefi i sigurise ajrore nuk kontrollon helikopterin, por planin e fluturimit. Helikopterin e kontrollon tekniku.

    Përgjigju
    • Piu: 06/08/2018 00:18

      O berti po pemen ne mes te fushes kush e kontrollon?! Ky eshte nje pilot idiot qe nuk meriton te mbrohet. Ekspertiza do e tregoj

  • Ilo: 05/08/2018 17:10

    Paska patur te drejte "ndrikulla" ky paska qene tamam shef pasigurie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë