Legalizimet/ Pronarët, 6.5 mln € për pronat që u janë zënë nga objekte pa leje

Legalizimet/ Pronarët, 6.5 mln € për pronat që u janë zënë nga objekte pa leje

Foto ilustruese

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të ditës së mërkurë është vendosur që një numër pronarësh, tokat në zotërim të të cilëve janë zënë nga ndërtime pa leje, të dëmshpërblehen, në përputhje me ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” dhe ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Kompensimi financiar i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale, përfshin zonat Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale, Sarandë, Shkodër, Lezhë, Fshatra Turistikë dhe Kamzë Vorë.

Masa e vendosur e kompensimit është për 59.975,25 m² tokë e truall dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 801.927.925,69 lekë, sipas listës bashkëngjitur. 

Në disa raste, shuma e kompensimit financiar do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, vetëm pas miratimit nga kreditorët. Për disa raste të tjera, do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të shkakut të kufizimit. 

Ndërkohë, ka raste të tjera që shuma e kompensimit financiar do të vihet në dispozicion pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të mbivendosjeve. 

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat në të gjithë qarqet

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Çfarë mendojnë shqiptarët për investimin e dhëndrit të Trump? Kush po fiton? Nesër, ora 21:00, sondazhi politik i Report Tv me Zaloshnjën

Çfarë mendojnë shqiptarët për investimin e dhëndrit të Trump? Kush po fiton? Nesër, ora 21:00, sondazhi politik i Report Tv me Zaloshnjën