Leka Bungo: T’u vijë turp atyre që fyen Robert Ndrenikën, ja pse firmosa për Teatrin!

Leka Bungo: T’u vijë turp atyre që fyen Robert Ndrenikën, ja pse firmosa për Teatrin!

Aktori dhe regjisori Leka Bungo

Pasi presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin aq shumë të diskutuar për Teatrin një tjetër nga firmëtarët, Leka Bungo ka theksuar qëndrimin e grupit të artistëve që ju drejtuan atij për ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar.

“Unë personalisht, Bert Ndrenika dhe shokë të tjerë kanë firmosur mbi një deklaratë qeveritare në të cilën shkruhet e zeza mbi të bardhë që teatri do të ndërtohet atje ku është sot aktualisht dhe nuk do t’i mungojë asnjë centimetër nga sipërfaqja që ka. Për këtë jemi dakord? Këtu kam vënë firmën unë. 

Leka Bungo, aktor

Këtë qendrim e ka ritheksuar këtë të shtunë edhe Robert Ndrenika në një status në rrjetet sociale, ndërsa sa i përket zërave kritikë Bungo ka këtë përgjigje.

Vërtet jam befasuar nga akuzat që i kanë bërë mikut tim. Shokut tim të vjetër Bert Ndrenikës se si manipulator i mendimit, si njeri që s’mban fjalë etj etj. Nuk është aspak e vërtetë. Unë mendoj që këta njerëz kushdo qofshin ata ta lenë atë në shenjtërinë e tij. Ai është, po ta them në mënyrë të figurshme si një monument në një shkemb brenda detit. Dhe këta analistët që merren me të më ngjasojnë me ato kanaçet bosh që hedhin marinarët në det e shkojnë e përplasen pas shkëmbit të Bert Ndrenikës, me shpresë se mos e rrëzojnë.

Leka Bungo, aktor dhe regjisor

Ndërkohë që debati nuk është tashmë mes artistëve, por më së shumti politik, kërkesën për rikostruksion të godinës, Leka Bungo e komenton kështu: 

Në muze nuk ruhen godinat, ndërtesat. Se nuk kemi të bëjmë këtu me Walden, teatrin e Londrës. Këtu kemi të bëjmë me një ndërtesë të çfarëdoshme që është bërë për arsye komerciale në atë periudhë por që ka kryer funksionin e teatrit ndër vite.

Leka Bungo 

Këtë të shtunë ka reaguar edhe institucioni i presidencës rreth reagimeve pas kthimit të ligjit, të cilat i ka quajtur emocionale dhe të pathelluara.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtshkrimi: 18/09/2018 11:16

    Komentuesit me emrin e Presidentit. Meso te shkruash gjuhen tone te bukur. Zoteri, shkrimi me siper tregon se ju nuk dini shqip, keni mesuar cetem pjesen si shahen e fyen figura te nderuar, por edhe ate jo taman. Lexoje me kujdes cfare ke shkruar dhe do te me jepni te drejte.

    Përgjigju
  • Trump.: 29/07/2018 00:35

    KISHA DEGJUAR per NDRENIKEN dhe e vleresoja so MALSOR trim PO QENKA qurrash klubesh Ai ka nevoje nevoje Per caregiver .dhe per , per AVOKAT as menjehere eshte esell dhe thote TEATRI NUK DUHET PRISHUR PASTAJ I PIRE DHE DRIVON NE DREJTIM TE KUNDERT .VET SHKON NE TE SE'EMES PO VRET DHE TE TJERE TE PAFAJSHEM .PAGUAN INSHURENCA PO NUK KTHEHEN ME JETET E NJEREZVE .KAQ ISHTE ,, SHKUND MENAT E RAMES KUR VESH CITJANE ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet