Liderët evropianë synojnë mbrojtjen e kompanive nga sanksionet e SHBA-së në Iran

Liderët evropianë synojnë mbrojtjen e kompanive nga sanksionet e SHBA-së në Iran

BE-ja

Liderët e Bashkimit Evropian pritet që në Samitin e Sofjes më 17 maj, të diskutojnë për masat që mund të marrë blloku për të mbrojtur kompanitë evropiane nga sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara në Iran.

Shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini ka thënë se komisionerët evropianë do të diskutojnë nëse mund të përdoren masat e vitit 1990 për bllokimin e sanksioneve, në mënyrë që të mbrohen interesat e bizneseve evropiane në Iran.

Ne jemi duke punuar për gjetjen e zgjidhjes praktike. Jemi duke diskutuar mënyra si mund ta mbajmë marrëveshjen të gjallë tani që Shtetet e Bashkuara janë larguar nga pakti bërthamor i vitit 2015 që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore. Nuk mund të flas për garancë ekonomike apo ligjore, mirëpo mund të them se ka seriozitet dhe vendosshmëri nga ana evropiane.

Federica Mogherini

Zyra amerikane e Thesarit ka paralajmëruar bizneset evropiane se kanë 90 ditë për të ndaluar të bërit biznes me Iranin para nisjes së zbatimit të sanksioneve amerikane, derisa edhe liderët amerikanë u kanë thënë kompanive evropiane t’iu kushtojnë vëmendje sanksioneve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës