POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Liga e Kombeve', Skocia mund Shqipërinë 2:0, dështon eksperimenti i Panuccit (GOLAT)

Momenti i golit të Skocisë

Shqipëria është mundur 2:0 nga Skocia në Glasgow në kuadër të kompeticionit të “Ligës së Kombeve”. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura. Ndërsa me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, në minutën e 47 skocezët shënojnë me anë të Naismith i cili merr një pasim nga Robertson, dhe i ndihmuar edhe nga devijimi i Gjimshitit, mposht Strakoshën. 

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës edhe në minutën e 40 por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa më herët goditën shtyllën. Ndërsa edhe kuqezinjtë patën mundësitë e tyre me Bekim Balën i cili nuk kontrolloi një top teksa doli i vetëm përpara portierit vendas dhe Memushajt i cili në një kundërsulm nuk arrin të gjuajë saktë në vijën e 16 metrave. 

Goli i dytë për skocezët vjen në minutën e 69 po me anë të Naismith i cili përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes dhe mposht për herë të dytë Thomas Strakoshën. Panucci rrezikoi jo pak që në start të këtij takimi, duke lënë në stol më të mirin e takimit me Izraelin, Migjen Basha. Edhe Hyka u la në stol, ndërkohë që në fushë ishte që nga minuta e parë Lilaj e Ndoj. 

Shqipëria ka tre pikë pas fitores me Izraelin, në Grupin 1 të Ligës C, po aq sa edhe Skocia. Ishullorët vinin në këtë ndeshje pas një humbje 0-4 në miqësore ndaj Belgjikës. 


Ora 01:38
Balaj i zhgënjyer me veten: Nuk kam pasur kurrë kaq shumë raste

Sulmuesi i kombëtares sonë, Bekim Balaj, ishte qartësisht i dëshpëruar pas ndeshjes ndaj Skocisë, duke folur për gazetarët shqiptarë në Glasgou.

Shkodrani humbi raste të mira dhe Shqipëria doli e mundur nga një sfidë që në fakt e luajtëm keq.

“Skocia ka mbrojtës të fuqishëm, luan një futboll agresiv dhe e prisnim që do vuanim. Duhej të bënim diçka më shumë në sulm, është e vërtetë, por ishim nën presion dhe kishim shumë pak hapësira përpara. E dinim se Skocia do të ishte shumë agresive dhe u munduam që ta kontrollojmë lojën që të mos na shënonin. Na rrezikuan, por pjesa e parë shkoi në barazim. Duhet të ruanim rezultatin, të lëviznim më shumë dhe të provonim të rrezikonim. Kishim raste shumë të mira që duhet t’i shfrytëzoja, do ishte gjithçka ndryshe nëse shënoja.

“Kualifikimi? Jemi në një pozitë të mirë. Kemi 3 pikë dhe kemi edhe dy ndeshje. Me Skocinë në Shqipëri do të përcaktohet dhe koka e grupit. Të kesh lojtar afër është mirë pasi ke një pikë referimi, ke mundësi pasimi. Merr vëmendjen e lojtarëve, këto janë zgjedhje të trajnerit.

Rastet e pakta? Nuk kemi krijuar kurrë shumë raste me kombëtaren. Kur krijon pak dhe nuk konkretizon, gjithçka bëhet e vështirë për të gjithë. Lodhja dhe volumi gjatë ndeshjes bëjnë që edhe ne sulmuesit të gabojmë.

Rasti i humbur për barazim? Më vjen keq, sepse nuk besoj se kam pasur më shumë raste se sot kur kam luajtur me kombëtaren”.

Panucci? Kishte vërejtjet e tij, por na tha që të shohim përpara, sepse kemi dy ndeshje në dispozicion për të tentuar arritjen e objektivit”. Supersport

Ora 01:38
Balaj i zhgënjyer me veten: Nuk kam pasur kurrë kaq shumë raste

Sulmuesi i kombëtares sonë, Bekim Balaj, ishte qartësisht i dëshpëruar pas ndeshjes ndaj Skocisë, duke folur për gazetarët shqiptarë në Glasgou.

Shkodrani humbi raste të mira dhe Shqipëria doli e mundur nga një sfidë që në fakt e luajtëm keq.

“Skocia ka mbrojtës të fuqishëm, luan një futboll agresiv dhe e prisnim që do vuanim. Duhej të bënim diçka më shumë në sulm, është e vërtetë, por ishim nën presion dhe kishim shumë pak hapësira përpara. E dinim se Skocia do të ishte shumë agresive dhe u munduam që ta kontrollojmë lojën që të mos na shënonin. Na rrezikuan, por pjesa e parë shkoi në barazim. Duhet të ruanim rezultatin, të lëviznim më shumë dhe të provonim të rrezikonim. Kishim raste shumë të mira që duhet t’i shfrytëzoja, do ishte gjithçka ndryshe nëse shënoja.

“Kualifikimi? Jemi në një pozitë të mirë. Kemi 3 pikë dhe kemi edhe dy ndeshje. Me Skocinë në Shqipëri do të përcaktohet dhe koka e grupit. Të kesh lojtar afër është mirë pasi ke një pikë referimi, ke mundësi pasimi. Merr vëmendjen e lojtarëve, këto janë zgjedhje të trajnerit.

“Rastet e pakta? Nuk kemi krijuar kurrë shumë raste me kombëtaren. Kur krijon pak dhe nuk konkretizon, gjithçka bëhet e vështirë për të gjithë. Lodhja dhe volumi gjatë ndeshjes bëjnë që edhe ne sulmuesit të gabojmë.

“Rasti i humbur për barazim? Më vjen keq, sepse nuk besoj se kam pasur më shumë raste se sot kur kam luajtur me kombëtaren”.

“Panucci? Kishte vërejtjet e tij, por na tha që të shohim përpara, sepse kemi dy ndeshje në dispozicion për të tentuar arritjen e objektivit”. Supersport

Ora 02:00
Hysaj nxjerr blof Panucci-n: Nuk kishim provuar asnjë skemë të re

Elseid Hysaj nxjerr blof Cristian Panucci-n?

Duke gjykuar nga intervistat e tij pas ndeshjes në Skoci, diçka nuk shkon te kombëtarja, sepse kapiteni i mbrëmjes pranoi se skema e vetme që Shqipëria njihte ishte ajo e ndeshjes kundër Izraelit, ndërsa Panucci ndryshoi gjithçka në pushim në Skoci.

Ndryshimi i skemës?

Skemat i bën trajneri, sepse nuk kemi pasur kohë t’i provojmë këto skema. Kishim provuar vetëm skemën 4-3-3 që na dha fitoren ndaj Izraelit, ndërsa sot po bënim mirë, por më pas kaluam në 3-5-1-1. Kishte momente që po e mbanim lojën mirë dhe po prisnim të kundërsulmonim, por futbolli kështu e ka. Kemi bërë mirë me 4 mbrojtës. Më pas do të shohim dhe do provojmë.

Nuk erdhëm për të barazuar. Loja ishte e barabartë deri kur shënuan. Ne kishim disa raste. Në pjesën e dytë dyshuam modul dhe ndryshoi loja. Nuk i shfrytëzuam rastet dhe kështu e ka futbolli. Nëse nuk shënon e pëson. Supersport

                       Elseid Hysaj

l.q./a.de.
Komento

Komente

  • vani: 12/09/2018 13:39

    u dhjefsha panucin .megjithate fajet te gjitha i ka duka.por kur gjen ben kshu eshte.

    Përgjigju
  • ALBANI: 11/09/2018 10:52

    Ik o Panuq s'bashku me Duken

    Përgjigju
  • Beni: 11/09/2018 09:21

    Boooo vetem skuader futbolli nuk mund ti thuash kesaj tones. Per turp te zotit. Me te ardhe zor te thuash Kombetare futbolli kjo. Megjjthese kete humbje e kane per shkak se nuk kaluan nga zona VIP ne Rinas, se po te kishin kaluar afy, fitorja ishte e sigurt.

    Përgjigju
  • Vlora: 11/09/2018 06:39

    Turp i madh Skocia ishte me keq se Ballshi dhe prap i mundi.. TUUUUUURP.

    Përgjigju
  • Ndoshta: 10/09/2018 23:31

    ..Palluqja..,apo Panuccja..nuk mund te jete Trajner...,shiko Kosova me trainerin e ri!

    Përgjigju
  • Fredi: 10/09/2018 23:28

    I hëngërt mortja të shpëtojmë, turp!

    Përgjigju