Ligji i vettingut, PD: Të mos
hetojnë DSIK dhe ILDKP
Çfarë është DSIK dhe roli i strukturës

Ligji i vettingut, PD: Të mos<br />hetojnë DSIK dhe ILDKP<br />Çfarë është DSIK dhe roli i strukturës
Demokratët kundërshtojnë rolin e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë (DSIK) dhe Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKP), në hetimin e njerëzve të drejtësisë.
 
Gazmend Bardhi ekspert i PD-së në komisionin e reformës shprehet se këto institucione duhet të kenë rol informues dhe jo shqyrtues apo hetues mbi figurën dhe pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi sipas tij, këtë tagër duhet ta ketë vetëm Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit. 

I ftuar në emisionin "Reze Dielli" në Report Tv, Bardhi bën me dije se ekspertët janë njoftuar vetëm për diskutimin e ligjit të vettingut dhe jo 6 të tjerat që bëjnë funksional reformën në drejtësi.

"Për pastërtinë e figurës i jepet detyra një organi nën varësinë e kryeministrit që është drejtoria e sigurimit të informacionit të klasifikuar e njohur si DSIK apo për verifikimin e pasurisë ILDKP dhe për çështjet e vlerësimit profesional, inspektoratet ekzistuese që mbikëqyrin sistemin e drejtësisë. Në gjykimin tim besoj se çështja e hetimit që nga faza e parë deri në vendimmarrje duhet t’i përkasë organeve të reja të rivlerësimit, pra do të jenë të njëjtët njerëz që janë sot që kanë dështuar të ushtrojnë detyrat e tyre. Ne nuk mund të besojmë që duke miratuar një ligj shtesë e njëjta strukturë me të njëjtën përbërje me të njëjtën mënyrë funksionimi, me të njëjtën varësi apo pavarësi nga politika do mund të performojë ndryshe. Është e pamundur të performojë ndryshe nëse vazhdon e njëjta situatë e mënyrës së organizimit dhe funksionimit. Detyra paraprake që do të kryejnë këto struktura mund të ketë impakt në vendimmarrjen e komisioneve të posaçme të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pra ose mund t’i deformojnë këto informacione ose mund të sjellin një rezultat të ndryshëm nga ai reali. Prandaj është e rëndësishme tu besohet individëve që kanë kaluar testin e integritetit moral dhe profesional. Të vetmit që do e kalojnë këtë test do të jenë organet e reja të vettingut", u shpreh Bardhi.

Eksperti demokrat Gazmend Bardhi theksoi gjithashtu se ligji i ri do të shtrijë afatet e shqyrtimit të punës së gjyqtarëve nga 5 vite që ishin në 10 vite. Bardhi është shprehur se ekspertiza teknike tashmë ka përfunduar, ndërsa tashmë mbetet vetëm vendimmarrja politike.
 
Po ashtu ai shpreh bindjen se 6 ligjet e tjera të reformën nuk do të votohen brenda dy javëve, kur hynë në fuqi ndryshimet kushtetuese.

''Problemi më i madh i sistem gjyqësor në Shqipëri nuk është shkalla e ulët e kualifikimit, por korrupsioni. Ligji është i hartuar nga një grup pune me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë por ai ka nevojë për plotësime sepse është një porces delikat. Ky ligj nuk vendos afate brenda të cilave duhet të veprojnë organet kompetente'', është shprehur Bardhi. 

''Ky proces parashikon kontrolle të punës së gjyqtarin nga 1 janari i 2006-ës deri më sot. Ligji i tanishëm ka një afat 5-vjeçar. Ligji parashikon transparencë, vendimmarrjet e komisionit do të jenë publike duke qartësuar arsyet e largimit nga detyra të personave të veçantë. Opinioni publik duhet të njihet me çdo largim nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë shkelur ligjit.
 
Në seancë plenare ligjet do të shqyrtohen kur të jenë gati nga komisioni. Vetëm për vettingun PD ka një version final, ne akoma nuk jemi njohur me versionet e fundit të 6 ligjeve të tjera. Në momentin që do kemi projektet do miratohen 7 projektligjet. Nuk ka asnjë arsye për të nxituar ndaj nuk besoj se ligjet do mund të miratohen brenda 2 javëve
'', ka thënë ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon