Ligji për pagat/ Haradinaj: Gjykata kushtetuese s’ ka guxim të vendos për pagën time

Ligji për pagat/ Haradinaj: Gjykata kushtetuese s’ ka guxim të vendos për pagën time

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Pas ankimimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për çështjen e Haradinajt nga lëvizja e Vetëvendosjes për të ndryshuar pagat ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ligji për pagat në Kosovë parashikon dyfishimi e pagës për kryeministrin Haradinaj dhe e zëvendës kryeministrit që priten të tejkalojnë pagat e presidentit Thaçi dhe kryetarit të kuvendit Kadri Veseli. Paga e kryeministri pritet të shkojë nga 1500 euro deri në 2950 euro, ndërsa e zëvendës kryeministrit do të jetë 2500 euro dhe e ministrave 2000 euro.

Haradinaj deklaroi se  gjykata nuk mund të shqyrtojë të ashtuquajturin "vendim të  paligjshëm dhe i padrejtë i qeverisë së tij, gjykata nuk ka guxim ta bëj".

Vendimi u ankimua nga Deputetja e Vetëvendosjes,  Albulena Haxhiu para tre muajsh në Gjykatë por ende nuk ka një vendim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)