Nga Cinja, te Titi dhe Nita, zbulohen emrat dhe pseudonimet e 19 anëtarëve të bandës së Shijakut që u arrestuan, lirohet Flamur Avdyli

Policia e Shtetit ka goditur grupin kriminal Avdyli në Shijak duke arrestuar 19 persona, mes tyre drejtuesin Astrit Avdylin me vëllezërit e tij dhe anëtarët e bandës. Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe trafik droge, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe homologët nga disa vende të BE, mes tyre Gjermania, Italia, Holanda dhe Anglia kanë dokumentuar rastet të trafikut të lëndëve narkotike.  

Të arrestuarit;
1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.
Në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Ndërkohë që rreth 12 orë pas ndalimit nga super operacioni i RENEA-s dhe FNSH-së është liruar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Flamur Avdyli. Ai është vëllai i drejtuesit të grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, i cili është arrestuar. 

Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, mes tyre Flamur Avdyli zotëron kompaninë 'Orges Albania 2016' dhe hotelin luksoz ‘Germany’ në Durrës.

Pjesë e dosjes ku janë familja Avdyli dhe Lul Berisha në kërkim sipas burime për Report Tv janë edhe zyrtarë të lartë të shtetit, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Sipas informacioneve nga policia e shtetit, operacioni nisi pas përgjimeve dhe të dhënave që janë sjellë nga Gjermania. Operacioni u paralajmërua pak ditë më parë nga ministri Fatmir Xhafaj.

VIDEO/Momenti i lirimit të Flamur Advylit


VIDEO/Momenti i shoqërimit të Flamur Advylit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS