“Nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj vendimet e gjyqësorit. Drejtësia është ajo që funksionon në mënyrë të barabartë, pse nuk është arrestuar Roshi, apo socialistët e tjerë? Mos heshtni, kërkoni llogari. Rama ka një synim, të shpëtojë varkën që po mbytet.
Kur do të dalë Saimir Tahiri para drejtësisë. I akuzuar nga Italia si njeriu kyçi i trafikut të drogës. Kur do të vendosen para drejtësisë kokat e policisë që janë arratisur. Kur do të dalë para drejtësisë Dako, Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjes së heroinës, por edhe Gjiknuri. Këto cështje nuk mund të harrohen. Pa u vendosur këta njerëz para drejtësisë, ka vetëm propagandë” deklaroi Basha.
Gjykata e Lezhës liroi sot nga burgu kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokajn, dhe 9 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave, ndërsa ka lënë në burg 2 zyrtarë të tjerë. Pas një seance të gjatë prej rreth 4 orësh, gjykata caktoi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për Frrokajn dhe 9 zyrtarë, dhe 'arrest me burg' për 2 zyrtarët e tjerë, të cilët u arrestuan pasi akuzoheshin për abuzim me pronat te 'Rana e Hedhun'. Gjithsej, policia arrestoi 12 zyrtarë, ku 2 janë lënë në burg, ndërsa 9 janë liruar dhe do të jenë në mbikëqyrje elektronike.
d.b/shqiptarja.com
