Lufta kundër drogës/ Vullnet Sinaj: Posta e Selenicës të shndërrohet në komisariat

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka deklaruar këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve se në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike, stacioni policor i Selenicës të shndërrohet në një komisariat policor.

Sipas Sinajt, godina aktuale e Policisë, e cila është pjesë e Bashkisë së Selenicës, nuk plotëson nevojat e forcave policore.

"Atje është vetëm një postë policie, nuk ka komisariat. Ajo është një bashki shumë e madhe, e shtrirë nga Selenica, ka gjashtë njësi administrative dhe shkon deri afër Kucit si zonë.Është një territor shumë i vështirë, shumë malor, me një mjet të vetëm, me një godinë që nuk i plotëson ato nevojat e policisë atje. Por unë do t'ju propozoja që ta bënit komisariat, postën e Selenicës. Sepse është e pamundur atje të kërkosh maleve,sidomos tani që është lufta kundër  lëndëve narkotike. E shikoj që policët përpiqen jashtëzakonisht, por e kanë të pamundur me ato kushte që kanë; me mjetet dhe me forcat e pakta që kanë", u shpreh Sinaj në Komisionin e Ligjeve.

Kërkesës së Sinajt, zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj iu përgjigj se çështja e klasifikimit në postë ose komisariat është një çështje karakteristike e zonës dhe problemeve që ka.

”Është çështje që i takon zonës, të cilës i  duhet të vendosë llojin e impenjimit në terren. Nuk ka ndonjë efekt në buxhet sikurse kërkesat e shtruara pak më parë. Jemi koshientë që ka mungesa në infrastrukturë të ndërtimit, por po të bëjmë një krahasim me të kaluarën ka ndryshime, por pa dyshim që do të investohet sërish në të ardhmen. Ndërsa sa i takon mjeteve, qëllimi është që të shpërndahen në mënyrë uniforme në të gjithë vendin”, është shprehur zv/ ministri i Brendshëm Julian Hodaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E drejte: 07/11/2018 17:50

    ..duhen Komisariate Policie..me afer Banoreve ne te gjitha Zonat e Populluara..,ne proporcion me Popullsine Edhe Shkolla apo Qendra Shendetsore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë