Duhen 84 vota për amnistinë penale, PS gati të pranojë propozimin e PD-së së Bashës: Falim protestuesit e opozitës nëse votoni Pro

Partia Socialiste vijon negociatat me Partinë Demokratike për të miratuar pr/ligjin për aministinë penale për të cilën duhen 84 vota dhe maxhoranca nuk I ka.

Ministri I Drejtësisë Ulsi Manja në komisionin e ligjeve deklaroi se ishte gati të pranonte propozimin e PD prezantuan nga Enkelejd Alibeaj I cili kërkon që tu amnistohet vepra penale e protestuesve në periudhën 1 tetor  2018 – 31 dhjetor 2020 të cilët vijojnë të jenë në ndjekje penale apo proces gjyqësor.

Sipas pr/ligjit aktual të aministisë përfitojnë 100 persona të cilët kanë marrë dënimin e formës së prerë, kryesisht në shërbim prove.

"Lidhur me ndjekjen penale do e shohim amendamentin që ka depozituar Alibeaj por jam dakord që kjo kategori personash qoftë të dënuar apo në ndjekje penale që kanë të bëjnë me liri politike të qytetarëve pse jo nëse merr votën e deputetëve nuk kemi kundërshtim" tha Manja sot në mbledhjen online të komisionit.

Manja tha se burgjet janë të mbipopulluara dhe se kanë mbi 190 të paraburgosur më shumë sesa kanë kapacitete. Sipas tij, duhet që të t’i përafrohemi standarteve të BE-së sa i takon numrit të paraburgosurve dhe të dënuarve në burgje.

“Jemi plus 190 të paraburgosur dhe të dënuar më shumë sesa kemi kapacitete. Nëse kemi 5818 të paraburgosur dhe të dënuar kapacitetet tona janë plus 190 më shumë. Referuar standarteve të BE, nuk do duhet të kishim këtë numër personash të paraburgosur. 2204 kemi të dënuar dhe po t’u referohemi standarteve të BE do duhet të kishim 30% si maksimum të numrit të paraburgosurve në raport me të dënuarit.  Jemi tek 2500 persona të paraburgosur më shumë sesa standartet e BE. Jemi mbi kapacitetet. Amnistia në këtë moment përveç parimeve të tjera, do na shërbejë edhe ne për të na krijuar një mundësi të sistemit siç duhet”- u shpreh Manja.

Por mes të tjerash, ministri theksoi se amnistia është një zgjidhje e përkohshme dhe se për t’u përafruar me standartet e BE-së duhet të mendohen zgjidhje afatgjata.

"Amnistia është një zgjidhje e përkohsshme. Duhet të mendojmë zgjidhje afatgjatë për ta sjellë në standartet që na kërkon BE. Paketën ligjore e kemi në përputhje me standartet e BE por kur vjen puna tek menaxhimi nuk është i tillë”- nënvizoi ministri.

Sipas Manjës, duhet të ketë forma të tjera të masave të sigurisë apo dënimeve. Ai tha se po shikohet mundësia e vënies në punë të mbikëqyrjes elektronike për të dënuarit ndërsa zbuloi se qeveria ka një plan për ndërtimin e strukturave të reja sipas standarteve të BE-së dhe mbylljen e burgjeve të ndërtuara në kohën e komunizmit. 

“Masat e sigurimit, jo për çdo gjë duhet të shkohet drejt burgut. Masat alternative të dënimit, janë pushtet që e ka drejtësia. Por e thotë kodi që për veprat që dënohen deri në 5 vite, shërbimi i provës mund të jetë një zgjidhje, pra duhen parë dënimet alternative. Kemi një masterplan të cilit akoma s’e kemi kaluar në qeveri, lidhur me strukturat akomoduese se ku duam të shkojmë deri në 2030. Duhet të mbyllim institucionet e komunizmit dhe të ndërtojmë dy tre struktura të reja”, shpjegoi Manja.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Aministia Penale 'fal' deri tani 100 protestues të opozitës, Manja: Gati të pranojmë dhe amendamentin e Alibeajt

 

Ministri I Drejtësisë Ulsi Manja në komisionin e ligjeve deklaroi se ishte gati të pranonte propozimin e PD prezantuan nga Enkelejd Alibeaj i cili kërkon që tu amnistohet vepra penale e protestuesve në periudhën 1 tetor  2018 – 31 dhjetor 2020 të cilët vijojnë të jenë në ndjekje penale apo proces gjyqësor.

Organizimi i grumbullimeve e manifestime të paligjshme me pjesëmarrje të paligjshme të personave të  armatosur, pra 261, 262, 263 që kanë të bëjnë me tubimet. Nga të dhënat që disponojmë janë afërsisht 100 persona të dënuar, kryesisht me shërbim prove. Në variantin sic është përfitojnë 2500 persona që janë në shërbim prove dhe përfshihet dhe kjo kategori.

Ajo që ka të bëjë me ndjekjen penale, sepse një pjesë janë ende në hetim apo në gjykim dhe nuk ka marrë vendimi I formës së prerë. Kemi kërkuar të dhëna për këtë kategori shumë shpejt do e vëmë në dispozicion. Janë në kategori përfituese.

Lidhur me ndjekjen penale do e shohim amendamentin që ka depozituar Alibeaj por jam dakord që kjo kategori personash qoftë të dënuar apo në ndjekje penale që kanë të bëjnë me liri politike të qytetarëve pse jo nëse merr votën e deputetëve nuk kemi kundërshtim.

Ora 12:00
Amnistia, Alibeaj prezanton amendamentin e PD: Të përfitojnë qytetarët që protestuan në periudhën 1 tetor 2018-31 dhjetor 2020

 

Ndryshe nga grupi i deputetëve Bardhi-Berisha të cilët kanë deklaruar se nuk do të votojnë Amnistinë Penale për të burgosurit pa u kthyer normaliteti në Kuvend, PD e Bashës ka mbajtur një qëndrim tjetër duke u shprehur se do ta votojë por duke iu bashkangjitur edhe amendamenti prej 3 nenesh.

Amendamenti i prezantuar nga Alibeaj në komisionin e Ligjeve, përmban 3 nene ku kërkohet që nga kjo Amnisti Penale të përfitojnë të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në protesta politike apo qytetare të zhvilluara nga periudha 1 tetor 2018 deri në 31 dhjetor 2020. Pra kërkohet amnistia e qytetarëve që kanë marrë dënim të formës së prerë, apo që janë në ndjekje penale si pasojë e veprimeve të kryera në protesta politike apo qytetare të periudhës së përmendur më lart.

"Fillimisht theksoj se amnistia përbën një akt parlamentar mëshire për qytetarët që dyshohen ose janë dënuar për shkelje të ligjit penal, që passjell edhe përfitime për uljen e mbipopullimit në burgje, reduktimin e ngarkesës së punës në prokurori dhe gjykata. Në këtë kuadër, amendamenti i paraqitur synon të rregullojë situatën e një kategorie specifike qytetarësh, të cilët kanë hyrë në konflikt me ligjin për arsye politike. Bëhet fjalë për qytetarët të cilët kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga Partia Demokratike dhe aleatët politikë të saj në periudhën 01.10.2018 – 31.12.2020. Në të njëjtën periudhë janë organizuar edhe disa protesta qytetare, midis të cilave vlejnë të përmenden e gjithë seria e protestave të banorëve të zonës së Astirit në Tiranë, seria e protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, seria e protestave të banorëve të Bregut të Lumit, seria e protestave të banorëve të zonës së Shkozës, seria e protestave të studentëve apo protestat kundër vrasjes policore të të riut Klodian Rasha.
 
Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat e Partisë Demokratike, që shpesh kanë ofruar edhe mbrojtje juridike falas, rezulton se gjatë protestave të kësaj periudhe dhe për shkak të revoltimit për të drejtat politike, ekonomike dhe sociale, disa prej protestuesve kanë hyrë në konflikt me ligjin. Edhe pse ka pasur një debat të nxehtë politik mbi politizimin dhe padrejtësinë e veprimeve të organeve ligjzbatuese të ngarkuara për ndjekjen penale, mbetet fakt se një numër i lartë qytetarësh janë proceduar penalisht për veprat penale të shkatërrimit të pronës, shkatërrimit të pronës me zjarr, kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të kundërshtimit të punonjësit të policisë, të goditjes për shkak të detyrës dhe të shkeljes së rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse, të parashikuara respektivisht nga nenet 150, 151, 235 236, 237 dhe 282 i Kodit Penal. Disa prej këtyre procedimeve penale janë përfunduar me dënimin e protestuesve, ndërsa një pjesë tjetër janë në shqyrtim e sipër nga prokuroria dhe gjykata"- tha Alibeaj.

Më tej ai sqaroi përmbajtjen e 3 neneve të amendamentit të PD-së. 

"Duke mbajtur në konsideratë këtë situatë, amendamenti është formuluar me tre nene. Neni 1 i referohet protestuesve që tashmë kanë marrë cilësinë e të dënuarit. Neni 2 ka saktësuar formulimin ekzistues të projektligjit që flet për kriteret ndaluese të amnistisë dhe për ta përputhur me qëllimin e amendamentit. Ndërsa neni 3 rregullon amnistinë e protestuesve, për të cilët ndjekja penale është në proces e sipër në prokurori dhe gjykatë. Duhet vënë re se për këtë kategori të fundit propozohet një nen më vete, pra pa u përfshirë në rregullimet e nenit 6, me qëllim që kushtet ndaluese të këtij të fundit (personat që i janë shmangur ndjekjes penale dhe subjektet e cilësuara) të mos gjejnë zbatim gjatë amnistisë së ndjekjes penale të protestuesve"- shtoi ai. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 11:30
Personat e dënuar në mungesë, ministri Manja sqaron sesi mund të përfitojnë nga Amnistia Penale

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja teksa sqaroi detaje lidhur me draftin e Amnistisë Penale në komisionin e Ligjeve, theksoi se edhe persona të cilët janë në kërkim dhe janë dënuar me vendim të formës së prerë mund të shkojnë në institucionet përkatëse dhe nëse janë subjekt i ligjit atëherë do të përfitojnë nga Amnistia Penale.

“Nëse janë kategori përfituese sipas ligjit të amnistisë, personat që i shmangen drejtësisë dhe janë të dënuar në mungesë e kanë mundësinë të vendosin vullnetarisht të shkojnë të ekzekutohet vendimi penal i formës së prerë. Është cështje e tyre. Ligji thotë që personat që janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe që vendim të hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në institucionet tona dhe që janë kategori përfituese, përfitojnë nga ky ligj”- sqaroi Manja.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 07/02/2024 11:27

    Leroni keta qe kan bo vrasje se I pret hasmi te dera . Se vetem ashtu ulet numri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë