Rrëfimi i Milaim Zekës: Serbët më zhdukën dhe vranë mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!

I ftuar në Esencë në Report Tv për të folur në lidhje me shumë fakte të jetës së tij ku disa rrjedhoja lidhen patjetër edhe me Shqipërinë, ndër të tjera Milaim Zeka shprehu disa deklarata bombë të faktuara.

Emisioni Esencë shfaqet çdo të premte dhe të diel në orën 21:00 në ekranin e Report Tv.

Eljan Tanini: -Është kënaqësi për mua të të kem në studio, besoj se edhe për ty është më shumë kënaqësi kur të intervistoj unë!

Milaim Zeka: -Po, më fashionojnë shumë studiot e reja televizive të Report Tv!

Eljan Tanini: -Jo regjisorja jonë?

Milaim Zeka: -Regjisorja absolut, ajo është brilante! Është inspirim i emisionit dhe i çdo gjëje tjetër! Atje keni qenë shumë ngushtë. Report Tv e ka merituar të ketë një hapësirë më të mirë, sepse mjedisi i punës ka rol të madh te mendja dhe shpirti i gazetarëve!

Eljan Tanini: -Jam dakord me ty! Atje ishte më ngushtë në krahasim me emrin e madh që ka Report Tv.

Milaim Zeka: -Jo të gjitha gjërat e ngushta janë të mira!

Eljan Tanini: -Ose jo të gjitha gjërat e ngushta janë të mëdha. Miliam, si e ke takuar dhe njohur Ramiz Alinë?

Milaim Zeka: -Ardhja ime e parë në Shqipëri ndodhi në vitin 1983. Në ato vite jetoja në Paris, pasi kisha jetuar një vit në Vienë, ku pasi atje kisha humbur edhe virgjërinë! Kam rënë në burg në vitin 1981, kishim krijuar një grup illegal, kam qenë udhëheqës i demonstratave në Drenicë në datën 4 Prill 1981. Aty u plgaosën shumë demonstrues dhe janë vrarë të tjerë. Më kanë torturu në burg dhe pas kësaj faze, pas lirimit në tentimin e dytë për me më arrestu, jam arratisur përmes Slovenisë, dola në itali dhe më pas në Austri. Ishte temperaturë -30 gradë. Me mundime dhe 1 milionë vështirësi arrita në periferi të Vjenës. Kam qenë afërsisht 18 vjeç.

Eljan Tanini: -Burgu i vështirë?

Po, në vitin 1983 erdhi Ansambli i Këngëve dhe Valleve pothujse një muaj në Gjermani, dhe unë qendrova thuajse një muaj me ta. I dërgova një buqetë me lule Enver Hoxhes me karajfila për 75 vjetorin që kishte, përmes të madhit Besim Zekthi. Dhashë një deklaratë në Televizionin Shqiptar me titull: ‘’Po vijnë shqiptarët’’. Jam krenar për atë që kam thënë në ato vite, e përsëris ëdhe sot deri sa të vdes. Jam krenar për atë deklaratë, për veten time, për familjen time dhe për të gjithë shqiptarët nën Ish Jugosllavi. Kam thënë kështu:

-‘’Ne shqiptarët që jemi të robëruar nën Jugosllavi, Shqipërinë e kemi nënën tonë të dyfishtë. Si për nga ana   kombëtare ashtu edhe nga ana sociale. Jemi të gatshëm 100 jetë me i dhënë për jetën e Shqipërisë mëmë’’. Unë jam në grupin e atyre shqiptarëve se pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte çliru. E kam bindje këtë. Kosova është djepi i shqiptarisë, këtë e ka thënë edhe Hamit Kokalari. Pak njerëz e dinë se gatimi i shtetit shqiptar është bërë në Prizren për herë të parë në vitin 1878. Me ato armët që disa pro jugosllavë e serb qeshnin me automatikët e prishur të Shqipërisë, po me ato armë e nisi Adem Jashari. Ne u trajnuam këtu në Shqipëri, marrëveshja e famshme. Po të them një sekret, edhe vjehrri i presidentit aktual ka qenë oficeri i drejtpërdrejtë që ka stërvitur Adem Jasharin.

Eljan Tanini: -Milaim, kishe një listë për të intervistuar këta apo ata njerëz në Shqipëri?

Milaim Zeka: -Unë në nëntorin e vitit 1983 kam shku në Suedi, Stockholm. Për dy vjet kam depërtuar atje fuqishëm në mediat e shkruara dhe elektronike. Kam qenë anëtar i Komitetit Helsinki, kam bashkëpunuar me Kujtim Çashkun, Elsa Ballaurin etj…

Eljan Tanini: -Harrova unë që ti je spiun! Je spiun apo agjent i shërbimeve sekrete? Ta mbyllim këtë gjë që tani!

Milaim Zeka: -Për mua çfarë nuk është thënë, çfarë nuk është shkru. Veç kur të marr vesh ndonjë ditë që jam shtatzanë dhe jam në muajin e 8, e do lind. Do të citoj një gazetar shumë të njohur që e kam ndarë zyrën për 8-9 vite. Shqyri Sejdiaj ka shkruar një kapitull për mua dhe ka thënë kështu: -‘’Ata që e shajnë Milaim Zekën e kanë shumë gabim, sepse ju nuk e njihni nga ajo që thotë, sepse është shumë më i poshtër. Ata që e lavdërojnë Milaimin e kanë dy herë më gabim sepse ju nuk e dini sa më i mirë është. Në vitin 1987 kam bërë një emision për Adem Demaçin në suedisht. Në vitin 1997 pa u vra Adem Jashari kam bërë reportazhin e parë për UÇK në Radion Shtetërore të Suedisë. Ndërsa ato me maska të UÇK janë shfaqur për herë të parë në mbi 190 televizione të botës.

Ramiz Alinë e kam takuar në 2 çaste: Natën kur është arratisur Ismal Kadareja kam qenë në Hotel Tirana. Ishin 120 gazetarë të botës, në Hotel Dajti, vetëm mua më lejuan të bëj pyetje te Ramiz Alia. Ai kishte menduar se do të bëj pyetje siç do ai. Unë bëra pyetje për të burgosurit politk përse nuk i lironi, për Kapllan Resulin, pse nuk e shikoni që komunizmi po vdes  etj…  Aty më kapi sigurimi dhe më nxorën jashtë. Kur ishte president Ramiz Alia, unë erdha dhe u vura në kontakt me Bashkim Hoxhën dhe me Shaban Sinanin të cilët biseduan me Ramizin dhe e bindën për të dhënë një intervistë për Radio Televizionin e Suedisë. Intervista me Ramizin është për mbi një orë e gjysmë. Pyetjet që i kam bërë Ramiz Alisë ishin për internimet, burgjet, lidhjet me Stalinin etj…

Unë kam bërë intervistë edhe Nexhmie Hoxhën, në arrest shtëpiak. Sali Berisha më përndoqi për këtë intervistë bashkë me shikun e Gazi Dedes. Kam qenë një nga njerëzit më të përndjekur. Sigurimi i Shtetit ka qenë lule drite në krahasim me Shikun e Gazi Dedes. Është një listë me 176 emra të shqiptarëve në Ish Jugosllavi të atyre që ishin shpallur non grata nga Sali Berisha dhe Gazi Dede. Çfarë na bëri ne Berisha ia kthyen amerikanët. Shqiptari i parë nga perëndimi që shërbimi i Gazi Dedes ka tentuar ta rrëmbeje kam qenë unë, kam fakte për këtë gjë. Është Filip Rrumbullaku, ish Shef i Kabinetit të Presidentit Moisiu. Duke menduar se Filipi është Milaimi, rrëmbyen atë në vendin tim. Teodor Keko më quante: “Ti je vetmi enverist i bindur”.

Unë kam bërë xhirime edhe të meshës së parë të kishës në Shkodër, At Zef Pllumin, Imzot Jubanin etj...  Ramizi, stafin e tij e nxori jashtë kur po bënim intervistën tonë. Nga njerëzit më të mirë që e kam takuar në Shqipëri, një njeri fantastik është operatori Bujar Kore.

Eljan Tanini: -Pra ti kameramanin e gjete këtu, nuk more askënd me vete nga andej?

Milaim Zeka: -Shiko, unë gjithmonë kam dash me i ndihmu njerëzit këtu, gjithmonë gjithmonë i kam shpërbly. Pse të merrja operator nga Suedia, unë nuk flija kastile në hotele, flija në privat. Unë dhunshëm njerëzve i kam dhënë lekë për me i ndihmu. Kur kam ardhur unë këtu një apartament është shitur 300-400 dollarë, kur unë të ardhurat e mia i kisha të paktën 4000 dollarë.  

Eljan Tanini: Aq janë shitur edhe dyqanet në Tiranë!

Milaim Zeka: -Unë kam raste kur njeriu më ka thënë: Të jap apartamentin që e kam në qendër të Tiranës, vetëm më siguro biletat e avionit me ik nga Shqipëria. Ramizi e bëri bisedë private, na solli kafe shqiptare në xhevze. Më pyeti: -Çfarë mendon për mua? Më trego drejtë, se po vijnë këtu kosovarë, flasin mirë, dhe kur dalin më shajnë në bulevard. Ti i thashë unë Ramiz Alisë, i ngjan një njeriu që ka të shkuara në bark, vrapon drejt banjos, ndalon në derë dhe mendon, të ulem në shol apo jo? Unë po të them më mirë ulu. I kam thënë tekstualisht kështu: -Më mirë ulu se ju q* nona komunizmit. Në dosjen time që e kam nxjerrë te Autoriteti i Dosjeve ku Hekuran Isai thotë për mua se kush është ky i çmendur që po na thotë se çfarë duhet të bëjmë në me komunizmin! Pas kësaj bisede Ramiz Alia u afashionu tepër me mua. Me tha edhe për Nexhmie Hoxhën. Ajo me një grup të sajin po kërkonin gjak derdhje atë ditë kur ra shtatorja e Enver Hoxhës.

Kam pasur edhe një debat, një përplasje të madhe edhe me Nexhmie Hoxhën gjatë intervistës. 98 përqind e kolegëvë tanë gazetarë në Kosovë dhe Shqipëri nuk dinë të bëjnë pyetje. Prandaj Rama, Meta e Berisha luajnë ko*e me ne. Moderatorët nuk bëjnë pyetje, bëjnë konkluzione. Gruaja ime në fillim më tha se te Zona Zero në Top News ke me u duk moderator shumë budall! Profesori im më ka thënë: ‘’Nga pyetjet e thjeshta, nxjerr përgjigje shumë brilante’’.

Dhe pyetja ime ishte: -Zonja Nexhmie, mendoni ju se pak njerez janë vra për Enver Hoxhën sa ishte i gjallë, por duhet të vriteshin për Enverin edhe i vdekur? Ajo e kapi gabimin dhe më tha: -Po keni të drejtë. Por sigurimi të paktën mund ti shponte gomat kamionit në mënyrë që monumenti mos të vinte vërdallë e zvarr, ashtu siç ju bë Enverit nëpër Tiranë! Në këtë kohë krize kur Shqipëria s’ka bukë e ujë, s’ka goma, mendoni ju se ishte e udhës të dëmtoheshin katër goma për një diktator të madh siç ishte burri juaj? Edhe ajo u çart, më tha se jam i paftyrë, unë të kam prit krejt ndryshe, kam mendu ndryshe për ty! Kur bën intervistë Berishën që del nga SPAK, duhet të njohësh mirë terminologjinë juridike.  Kur promovon Kadare një libër, ti s’mund të çosh një gazetar që merret me gjërat nga facebook!

Eljan Tanini: -Nga jeta publike shqiptare ke intervistuar: Ramën, Kudusi Lamën, Rexhep Qosen, Adem Demacin, Hysen Berishën, Nasim Haradinin, Thaçin, Sylejman Selimin, Berishën, Hajdarin…  

Milaim Zeka: -Të gjithë politikanët te mua vijnë vetëm një herë, nuk duan të intervistohen më. Jam përpjekur të jem i balancuar me të gjithë. Më pas Eda, bashkëshortja ime e vazhdoi atë emision. Gabimi më i madh i jetës sime ishte që u bëra deputet dhe të futem në politikë e parlament, të fundosem në atë kazanin e qinefit politik të Ballkanit. Xhavit Haliti ka lexuar se unë dikur kam qenë agjent i CIA-s, lexuar kjo në dosjet e Sigurimit. Unë kurrë në jetë s’kisha mund me punu për asnjë shërbim, unë jam i pa përshtatshëm. Pjesa më e shndritshme e jetës sime është UÇK, ajo është bibla dhe Kur’ani im. Adem Jashari është Jezu Krishti im.  

Eljan Tanini: -Ademin, Adem Jasharin e ke diçka të afërt?

Milaim Zeka: -E kam kushuri nga gjaku, nonat tona vijnë prej Llaushe. Prindërit e mi janë dëbu nga shtëpia në periferi të Prishtinës, Sofali. 28 mars të vitit 1999, motra, dhëndri të gjithë lagjen e kanë shpërngul. Prindërit ngecën në një pyll, kanë jetu me ujin e shiut, e kane kullu ujin nga shamia e nënës prej datës 28 mars deri në 8 prill. Baba tha që duke pa se ne po vdisnim urie, vendosëm të kthehemi në shtëpi. Në datën 8 prill janë kthy në shtepi dhe në 12 prill, serbët i kanë vënë zjarrin lagjes. Babës i thanë futu në zjarr, ai ka ik që ta vrasin. Dhe pastaj nonën sipas të gjitha gjasave aq sa kemi gjet nga pak shenja, nënën e kan futurë në banjo dhe i kanë vënë flakën. Nëna është dekoruar, unë nuk bëra ballë me shku atje për atë dekoratë. Vajti ime shoqe.

Eljan Tanini: -Milaim, asnjë eshtër nuk është gjetur nga nëna juaj?

Milaim Zeka: -Jo, asgjë! Kisha të ftuar para pak kohësh në emisionin tim në Top News, Ambasadoren e Israelit. I tregova këtë histori, dhe i thashë që në Bibël e Kur;an thuhet se hakmarrja i takon vetëm zotit. Nuk jam njeri që kam prediku as dhunë e hakmarrje, jam partizan i madh mes lidhjeve, nuk mund të jetojmë më në psikologjinë e dhunës. E pyeta nëse qeveria e tyre e ka kaluar cakun, luftë është tha ajo! Unë I tregova që kam shumë koleg të huaj, koleg serb që takohemi e shihemi. Një zonjë kur mori Çmimin Nobel në Oslo për paqe, tha: “E kam ndje veten mbinjeri në momentin kur i zgjata dorën njeriut që më ka vra babën”. Unë kam takuar Nelson Mandelën, Havelin, Bergmanin, Astrid Lindrgren, Gianni Amelio po ashtu, kam mësuar shumë nga jeta e Nelson Mandelës. Ai kishte marrë në sigurimin e tij kundërshtarët, se vetëm ata dinin ta mbronin!

Eljan Tanini: -Zeka, ti gjendesh edhe në luftë, xhiron edhe Adem Jasharin?

Milaim Zekaj: -Adem Jashari është rast unikal në botë. Serbia e ka treguar barbarizmin e saj në mënyrë të pa imagjinueshme, është çmenduri kolektive serbe. Kisha Orthodhokse Serbe ka qenë prijëse e kësaj gjëje. Millosheviçin e kanë përkrahur shumë, nuk e di se çfarë helmi e ka helmuar shpirtin dhe mendjen e Serbisë! Unë kam bërë disa intervista, një ushtar një ditë ishte zënë rob në zonën e Kosharës. Babushi dmth Kudusi Lama, kish marrë informacione të gabuara se ushtarët e UÇK e kishin lëshu frontin. Nasim Haradinaj i thotë se kjo nuk është e vërtetë, dhe babushi i thotë: Të paktën më sillni një ushtar serb të gjallë! Nasim Haradinaj ishte edhe në Hagë, ushtar I jashtëzakonshëm i UÇK, luftëtar i madh, familje patriotike. Kur kemi ardh ne te babushi, ishte mëngjes dhe kishte rënë në gjumë. Babushi u çudit dhë gëzua shumë kur pa ushtarin, ai më pas u dorëzua te NATO. Ai është sebebi I lirimit të atyre pilotëve te NATO që u zunë rob.  

Ka qenë nga njerëzit që pas babait tim, e kam dasht më së shumti Bacën Adem!

E.T/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?