Banorët e fshatit Ngraçije të Mallakastrës kanë protestuar tek zyra e Arsimit pasi 16 fëmij të këti fshati janë transferuar për në shkollën e fshatit Visokë. Banorët thonë se dërgimi i fëmijve në fshatin Visokë është bërë problem pasi transporti duhet paguar nga vetë ata, sepse nuk po u sigurohet nga ana e institucioneve shtetërore ashtu siç ishte premtuar.
Duam të garantohet transporti. Na kanë thënë do zgjidhet dhe ende asgjë konkrete. Deri tani i kanë marrë mësuesit me forcat e tyre. Në kërkojmë që transporti të sigurohet, nuk duam asgjë tjetër.
Banorët
Nga ana tjetër në Drejtorinë Arsimore thonë se ky problem do të gjejë zgjidhje shumë shpejt.

Transporti deri tani është bërë me vështirësi. Kompania ka ardhur dhe ka thënë se nga 1 nëntori do të zgjidhet përfundimisht.
Fiqirete Malaj, Përfaqësuese e Drejtorisë Mallakastër
Fëmijët e fshatit Visokë që prej fillimit të vitit të ri shkollor kanë pasur probleme sa i përket transportit për në shkollën e fshatit Visokë, ku në pjesën më të madhë të kohës janë transportuar nga mësuesit e fshatit të cilët i merrnin me makinat e tyre.
/b.ha./Shqiptarja.comKomente

