POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Më çmendët', Alba Hoxha tregon të vërtetën për Albi Nakon: Nuk jemi të lidhur

Alba Hoxha dhe Albi Nako

Prej shumë kohësh përflitej se koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë në një lidhje. Por me postimin e fundit, Alba ka hedhur dyshime mbi marrëdhënien e tyre duke e mohuar për herë të parë publikisht që të dy janë në një lidhje.

Balerina e njohur ka publikuar një foto pranë oxhakut ku shkruante: Ngrohtë vetëm pranë oxhakut.

Fotoja i ka bërë përshtypje një fansi i cili i ka komentuar: Edhe Albit.

Mesa duket Albës i ka ardhur në majë të hundës me aludimet lidhur me ta dhe i është kthyer ndjekësit e inatosur: Nuk jam e lidhur me Albin se më çmendëtttt'.

Komenti i Alba Hoxhës në Instagram 

ke.mu.
Komento