Mediat angleze ‘gozhdojnë’ Meghan Markle, çfarë bëri këtë radhë Dukesha

Mediat angleze ‘gozhdojnë’ Meghan Markle, çfarë bëri këtë radhë Dukesha

Dukesha e Sussex Meghan Markle

Meghan Markle është një nga personat më të përfolur në të gjithë botën. Herë pas here, detaje të ndryshme nga jeta e Dukeshës ‘pushtojnë’ faqet e para të gazetave dhe mediave më të rëndësishme. Princi Harry dhe gruaja e tij ishin të pranishëm në një nga eventet më të rëndësishme të bamirësisë.

Ata u janë bashkuar fëmijëve, prindërve dhe kujdestarëve për fëmijët e sëmurë në Londër. Çifti po ndjek çmimet vjetore WellChild për të nxjerrë në pah guximin e fëmijëve të sëmurë rëndë dhe familjeve të tyre, duke i  falënderuar ata që kujdesen dhe i mbështesin. Mirëpo ajo që ra në sy ishte veshja e Meghan në këtë event.

Princi Harry dhe Meghan Markle në "Wellchild"

Dukesha e Sussex kishte zgjedhur një kostum të zi që i rrinte pas trupit dhe të linte vërtet pa frymë. Por tabloidet angleze nuk e vënë gishtin tek bukuria dhe sensualiteti i dukeshës, po mbi faktin që ky look kushton rreth 3600 stërlina. Kostumi i saj ishte nga Altuzarra, këpucët Acquazzurra dhe çantën nga Stella McCartney. "Shumë e cila nuk është pak për një spital si ai WellChild,"- raportojnë mediat angleze.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës