Princi Harry rrëfen ‘traumën’ pasi ka parë skenat e seksit të gruas së tij në filmin 'Suit': Kam nevojë për terapi me goditje elektrike

Princi Harry rrëfen ‘traumën’ pasi ka parë skenat e seksit të gruas së tij në filmin 'Suit': Kam nevojë për terapi me goditje elektrike

Pamje nga filmi Suit

Princ Harry tregon në librin e tij “Spare” tmerrin që ka ndjerë kur ka parë skenat erotike të bashkëshortes së tij Meghan Markle në filmin “Suits”.  Duka i Sussex-it pranon se ka bërë gabimin më të madh që i ka parë ato skena mjaft erotike të gruas së tij, që në fillimet e njohjes së tyre.

Meghan Markle është aktore dhe ka luajtur për shtatë sezone rolin e avokates 41-vjeçare Rachel Zane, që nga viti 2011-2018. Princi Harry në librin e tij të ri, shkruan se ka nevojë për “terapi me goditje elektrike” për të hequr nga mendja skenat e seksit të Meghan Markle dhe ka thënë se do ishte më mirë për të nëse nuk do t’i kishte parë ato skena pasi janë shumë intime dhe erotike për t’i përballuar, edhe se e dinte që ajo ishte një aktore.

Markle ishte e martuar me producentin Trevor Engelson gjatë pjesës më të madhe të kohës së saj në këtë serial, por ish-çifti i dha fund marrëdhënies në vitin 2014.


Lajmi kryesor:

Libri i princ Harryt do trondisë opinionin publik mbi sjelljen mbretërore, shakaja “e hidhur” e Charles: Kush e di nëse jam babai yt i vërtetë?


F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë