Mediat malazeze publikojnë pamje, ja si u arratis Gruevski, ‘itinerari’ i plotë (Harta+Foto)

Media malazeze 'Vijesti’ ka publikuar disa foto sipas të cilave, këto janë disa nga momentet kur ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, ka kaluar në disa vende ballkanike, përfshirë edhe Shqipërinë për t’u arratisur drejt Hungarisë, ku siç u mësua edhe sot, mund të jetë larguar. Siç shihet edhe në këtë hartë, në datën 8 nëntor, Nikola Gruevski u zhduk. Avokati i tij ka thënë se kjo ka qenë data e fundit që e ka parë Gruevskin në Shkup.

Itinerari i lëvizjes së Nikola Gruevskit nga Maqedonia deri në Hungari

Policia shqiptare ka konfirmuar se Gruevski u largua nga vendi në kalimin kufitar nga Hani i Hotit, në orën 19:11, të dielën në mbrëmje.

Më pas destinacioni tjetër i Gruevskit ka qenë 11 nëntor, që përmes pikës së Bllatës dyshohet se ka hyrë në Shqipëri, për t’u larguar po më 11 nëntor përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Po më 11 nëntor, Gruevski ka hyrë në Serbi në orën 10:16 të darkës përmes pikës kufitare të Dobrakovos.  Në Serbi, ish-kryeministri maqedonas ka hyrë me një makinë me targa 55AO5, në të cilën kanë qenë Casar Josef Zoltan dhe Felegjazi Shaba me pasaporta hungareze.

Që nga ky moment, Gruevski është bërë i gjallë në datën 13 nëntor, ku siç ka thënë edhe vetë në faqen e tij në Facebook, më 13 nëntor ka kërkuar azil në Hungari, dhe ka marrë statusin e azilantit politik.

Mbetet ende mister rruga që ish-kryeministri maqedonas, të cilin e presin 2 vite burg, ka bërë për t’u arratisur, si edhe vendodhja e tij reale. Ditën e sotme, një tjetër lajm është publikuar nga mediet bullgare të cilat thonë se Gruevski ndodhet në Rusi ose Turqi. (Lexo këtu).

Pamje nga lëvizja e Nikola Gruevskit, publikuar nga mediet malazeze

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të rritet 300 € deri në 2029

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të rritet 300 € deri në 2029