Shqipëria ka mirëpritur Vitin e Ri 2026 mes festimeve dhe atmosferës festive në të gjithë vendin. Në Tiranë, qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin ‘Skënderbej’ për të ndjekur koncertet dhe spektaklin e fishekzjarrëve, të cilat shënuan ndërrimin e viteve.
Festime të ngjashme u zhvilluan edhe në qytete të tjera si Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Korça, ku qytetarët festuan me muzikë, drita dhe urime për një vit të mbarë. Policia e Shtetit kishte ndërmarrë masa të shtuara sigurie për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve festive.
Ndërrimi i viteve u shoqërua edhe me mesazhe urimi nga drejtuesit e institucioneve, të cilët apeluan për kujdes, solidaritet dhe respektimin e rregullave gjatë festimeve. Viti i Ri 2026 nis kështu me shpresë dhe dëshirë për më shumë mirëqenie, paqe dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë.
Report Tv dhe Shqiptarja.com urojnë të gjithë shqiptarët Gëzuar Vitin e Ri 2026.
Gjirokastra gjithashtu ka festuar ardhjen e Vitit të Ri 2026. Spektakël fishekzjarrësh është servirur për qytetarët nga kalaja, si dhe në të gjithë qytetin.
Saranda ka pritur vitin e ri 2026 me një spektakël fishekzjarresh. Nga pamjet me dron shihet atmosfera festive e krijuar në gjithë qytetin si dhe prezenca e shumtë e qytetarëve të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit.
Gjithashtu një koncert është organizuar në qytetin bregdetar për të festuar vitin e ri 2026.
Edhe ne qytetin e Lushnjës, viti i ri 2026 është pritur me fishekzjarre. Pas mesnatës në qytet është dëgjuar zhurma karakteristike e festive të mbarimit të një viti dhe ardhjes së vitit të ri.
Atmosferë festive është krijuar në qytetin e Fierit me ardhjen e vitit të ri 2026. Gjithashtu fëmija i parë në këtë qytet është djalë.
Qytetarëve i është servirur një spektakël me fishekzjarre si dhe një concert i organizuar në qendër të qytetit.
Nata e ndërrimit të viteve në Kukës u prit me emocioneve dhe dritës së fishekzjarrëve që ndriçuan sheshin kryesor të qytetit. Qindra qytetarë u mblodhën për të numëruar së bashku sekondat e fundit të vitit, ndërsa qielli shpërtheu në ngjyra dhe shkëlqim.
Përveç fishekzjarrëve të organizuar, nuk munguan as mjetet piroteknike që u hodhën nga të pranishmit, duke shtuar atmosferën festive dhe zhurmën karakteristike të fillimit të një viti të ri.
Qytetarët e Korçës kanë sfiduar temperaturat e ulëta duke dalë në sheshin kryesor të qytetit për të festuar ardhjen e Vitit të Ri 2026. Qyteti i Korçës është i tejmbushur nga vizitorë dhe turistë në këtë sezon festash.
Koncert me të ftuar specialë dhe spektakël fishekzjarrësh janë aktivitetet e organizuara në këtë moment të ndërrimit të viteve.
Me ardhjen e vitit 2026, sheshi kryesor i Elbasanit është i tejmbushur nga qytetarë të shumtë. Pas spektaklit të fishekzjarrëve, qytetarët do të shijojnë koncertin e organizuar në sheshin kryesor të qytetit.
Shkodra ka pritur vitin e ri 2026 me festë e shfaqe fishekzjarresh. Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën të ndiqnin nga afër koncertin e planifikuar n qendër të qytetit.
Gjithashtu një prezencë e lartë e turistëve është vërejtur në kryeqendrën e veriut, të cilët kanë preferuar që vitin e ri ta presin në Shkodër.
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Lezhë bashkimi i akrepave të orës që lajmëruan ardhjen e Vitit të Ri u prit me një atmosferë të gëzueshme. Qindra qytetarë sfiduan temperaturat e ulëta dhe mbushën rrugët dhe sheshin kryesor të qytetit, duke u bërë pjesë e festimeve. Për disa minuta, qielli u ndriçua nga magjia e fishekzjarrëve të shumtë, të cilët u hodhën në mënyrë të organizuar nga Bashkia.
E gjithë atmosfera festive u monitorua nga forca të shumta policie, të cilët ishin vënë në gadishmëri. Herë pas here ata ndërhynin për normalizimin e qarkullimit, pasi fluksi i lartë i automjeteve krijoi një trafik të rënduar. Sipas raportimeve, nata e ndërrimit të viteve ka kaluar e qetë dhe pa incidente.
Viti i ri 2026 është pritur me fishekzjarrë dhe festime në qytetin e Durrësit. Të shumë ishin ata qytetarë që zgjodhën të shijonin nga afër aktivitetet festive dhe spektaklin e fishekzjarreve.
Me muzikë e fishekzjarrë, kështu e priti qyteti bregdetar ardhjen e vitit të ri 2026. Qielli I Vlorës u ndricua nga fishekzjarret ndëra qytetarët kanë shijuar dhe koncertin ku pjesë janë figura të njohura të skenës shqiptare.
Spektakël dronësh është servirur për qytetarët në qiellin e Tiranës vetëm pak minuta përpara ardhjes së vitit të ri 2026.
Të shumtë janë ata qytetarë që kanë zgjedhur të presin ndërrimin e viteve në sheshnin ‘Skënderbej’ apo për të ndjekur nga afër aktivitetet festime të organizuara në kryeqytet.
Të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur sheshin “Skënderbej” për të pritur ndërrimin e viteve. Mes tyre janë dhe emigrantë, të cilët i janë bashkuar familjes ose kanë udhëtuar drejt kryeqytetit së Shqipërisë për të festuar.
“Ju uroj gjithë të mirat e kësaj bote, shëndet, lumturi, paqe. Vetëm gëzim dhe harmoni. Jam nga Struga, do e pres këtu në shesh ndërrimin e viteve. Ka disa vite që festojmë në Shqipëri”.
“Gëzuar festat, qoftë një vit i mbarë për të gjithë dhe qofshin të bekuar. Vij nga Greqi dhe do e pres këtu ndërrimin e viteve. Është hera e parë që vij”.
“Qoftë një vit sa më i mbarë. Unë jam nga Tirana do e pres këtu ndërrimin e viteve. Kemi dalë familjarisht për ta pritur vitin e ri këtu”.
Atmosfera këtë muaj festiv në Shkodër ka qenë vërtet e jashtëzakonshme. Qyteti është mbushur me njerëz, drita dhe emocione.
Qytetarët e Shkodrës, emigrantët e kthyer për festat, por edhe turistët, shprehen se po i shijojnë maksimalisht këto ditë festive. Për të gjithë, dëshira e përbashkët është që viti 2026 të sjellë më shumë shëndet, paqe dhe mbarësi.”
“Atmosfera është magjike por këtë vit e kanë zbukuruar më tepër. Ka të ftuar specialë çdo natë.”
“Jam nga Pakistani. Është shumë bukur.”
“Ka shumë njerëz më pëlqen shumë. Jam nga Parisi, është shumë bukur”.
Shkodra e mbyll këtë vit mes dritave, festës dhe shpresës, me urimin që 2026 të jetë një vit edhe më i bukur për të gjithë.
Tirana do ta presë ndërrimin e viteve në Sheshin Skënderbej me një atmosferë të zjarrtë falë programit të larmishëm festiv të Bashkisë së Tiranës. ku gjatë gjithë mbrëmjes së 31 dhjetorit do të zhvillohen koncerte dhe spektakle me dronë dhe fishekzjarre
Në një intervistë për Report TV, Iva Beharaj, Drejtoreshë e Rinisë në Bashkinë e Tiranës, bëri të ditur se aktivitetet festive do të kulmojnë sonte, nga ora 22:00 deri në orët e para të mëngjesit.
“Bashkia e Tiranës edhe këtë vit është organizuar për të sjellë një mbrëmje festive për qytetarët. Sonte, nga ora 10 e darkës, në Sheshin Skënderbej do të ngjiten në skenë artistë si Valbona Mema, Ardit Cuni, Fifi dhe Bleona Qerreti, me të cilën do të presim ndërrimin e viteve. Më pas koncerti do të vijojë me Alban Skënderaj dhe DJ, deri rreth orës 02:00 të mëngjesit”, u shpreh Beharaj.
Sipas saj, një nga risitë e këtij viti do të jetë spektakli me dronë, që do të zhvillohet në orën 23:30, pak para mesnatës.
“Për herë të parë në Sheshin Skënderbej do të kemi një spektakël me qindra dronë, të cilët do të ngrihen nga tarraca e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe do të formojnë figura dhe motive festive”, tha Beharaj.
Në orën 00:00, në skenë pritet të ngjitet kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, së bashku me ekselentët e qytetit, për urimet e Vitit të Ri. Menjëherë pas mesnatës, do të zhvillohet edhe spektakli i fishekzjarrëve, i cili sipas Bashkisë do të jetë i magjishëm dhe do të zgjasë më shumë se vitet e kaluara.
"Këtë vit kemi rritur numrin e fishekzjarrëve për të ofruar një spektakël ndryshe, duke synuar të përmbushim pritshmëritë e qytetarëve”, tha ajo.
Beharaj theksoi se, pavarësisht temperaturave të ulëta, pritet një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në shesh dhe siguroi se janë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë gjatë aktivitetit festiv
Komente









