Bomba të telekomanduara dhe kanabis në bagazhin e ‘Opel-it” të të riut nga Tirana, si u arrestua Endrit Vejsiu në Lezhë/VD

Në operacionin e policisë së Shtetit  mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku u arrestuan 4 persona, mes tyre edhe i kërkuari për vrasje, Gentian Elezi, ka edhe të tjerë persona të arrestuar. Mes tyre është edhe 29-vjeçari nga Tirana, Endrit Vejsiu, vëllai i një personazhi të njohur të showbizzit dhe medias shqiptare, moderatores Alketa Vejsiu.

29-vjeçari u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kishte fshehur në makinën e tij tip “Opel”, 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis.

“Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot - Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. 
Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i lëndëve plasëse".”-njofton policia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enea: 02/10/2018 10:22

    Ky turperon familjen dhe motren e tij,po jepi ca para dhe ti Alketa se ai duket njeri parazit qe nuk i thote njeri puna e mbare,

    Përgjigju
  • Donela: 02/10/2018 10:07

    Sa shemtuar ne foton me te motren,ndjese i mora per te dashur

    Përgjigju
  • Boni: 01/10/2018 13:07

    KY KA KOHE QE ESHTE MALLISTE SA E GJITHE FAMILJA NESE E MBANTE KOKEN ULUR E MBANTE PREJE KTIJE...... JANE MBIEMER I RESPEKTUAR NE TIRANE.

    Përgjigju
  • Ehhh: 30/09/2018 18:56

    Po ca operacion leshi,i kane thene qyqarit vete policia na sajo nai bombe dhe e kane kapur. Ehh mor klod shahini ngele tu more ne qafe dynjan....

    Përgjigju
  • klodi: 30/09/2018 18:18

    eshte vellai alketa vejsiut.historikisht hajdut pasqyrash ne mylym shyr tashme e ka ndrru doren.e nxjerr motra se ka kontaktet e veta

    Përgjigju
    • Fredi: 30/09/2018 22:29

      Minimalja eshte 7 vite o Shoku i Vejsiut qe kercenon njerezit edhe mos te shkruajne neper portale keshtu qe mos u merzit. Ato minst me celular ku do i vendoste tek marmita e ... makines se te motres apo tek marmita e motres tende? Shko coji ndonje pakete cigare ne burg dhe kujdes sapunin thuaji ketij kellires qe tregtonte terror. Si bilbila kendoni qe te gjithe aty se ju shoh perdite ju cubat qe fryheni si gjela deti jashte. Ik futi ndonje Dance with You tani kermill.

    • shoku: 30/09/2018 18:59

      Po ti daku ca bo xhepist, mos u merr llafe se te fut ndonje kontakt nga ato qe ju kapen te marmita.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët