Një nga frutat më të dashura dhe më të shëndetshme të sezonit, të thjeshta në pamje, por të pasura në vlera ushqyese, mollët kanë qenë gjithmonë pjesë e tryezës sonë dhe e këshillave për një jetë të shëndetshme. Shprehja e njohur “një mollë në ditë e mban mjekun larg” nuk është aspak e rastësishme. Por çfarë i bën realisht një mollë trupit tonë? A ka ndryshim mes mollëve të kuqe, jeshile apo të verdha? Nutricionisti Altin Joka, i ftuar në “Rreze Dielli” në Report TV, tregon përfitimet e këtij fruti të mrekullueshëm.
“Molla punon në heshtje, ajo ka inteligjencë biologjike. Ajo është ndër tre frutat më të konsumuara në botë, dhe fruti që ka mijëra studime, prandaj ka shumë epitete si molla është farmaci natyrore, fruti i jetës, doktori i heshtur, fruti i trurit dhe i zemrës, apo shprehja “një mollë mban doktorin larg”.
Fakte interesante rreth mollës
Molla flet me bakteret e zorrës, pektina e saj ndryshon gjenetikën e baktereve të mira, kjo tregon se prodhohet më shumë serotoninë. Polifenolet e saj ndihmojnë trupin të mos ushqejë qelizat kancerogjene. Molla pastron mëlçinë nga metalet e rënda dhe mbetje të tjera, ndikon edhe në shikim, flavanoidet e saj mbrojnë retinën. Molla ndikon tek fertiliteti mbron qelizat ripordhuese, ushqen trurin, kuercentina e saj mbron neuronet. Molla ndihmon kockat në parandalimin e osteoporozës, ka ndikim edhe në procesin e plakjes duke e ngadalësuar atë. Molla ul komponimet sulfurike në zorrë duke ulur fryrjet, pastron gojën dhe lëkurën, ndihmon edhe në cilësinë e gjumit. Stabilizon sheqerin në gjak, ul nivelin e stresit, rregullon problemet me memorien. Molla gjithashtu ka shumë fibra, polifenole, vitaminë c, ka nivele të mira uji, ndihmon në problemet në zemrën si dhe lufton inflamacionet dhe sëmundjet autoimune.
“Konsumojeni me lëkurë nëse nuk keni probleme me tretjen, aty është maspina, e cila lufton kancerin e gjirit. Eshtë shumë e rëndësishme që molla të konsumohet bashkë me lëkurën”, këshilloi Joka.
Molla perfekte për ju
Nëse do të dobësohesh ose je diabetik konsumo mollë jeshile.
Nëse do të marrësh antioksidantë, konsumo mollën e kuqe, mbron edhe zemrën.
Nëse duhet të konsumohet nga fëmijët dhe të moshuarit, molla e verdhë është shumë e mirë, sepse ndihmon tretjen.
“Mund të hani 3-4 mollë në ditë, në mëngjes ose mes vakteve, 20 minuta para ushqimit. Kujdes, pas ushqimit nuk është e mirë”, nënvizoi Joka.
Konsumimi i farave të mollës bashkë me mollën , nuk përbëjnë problem , por nëse konsumoni vetëm farat e saj në sasi, atëherë duhet të konsultoheni me një naturopat.
Komente












