Ministri i Jashtëm Bullgar në Tiranë:
S’ka më arsye të shtyhet statusi

Ministri i Jashtëm Bullgar në Tiranë:<br />S’ka më arsye të shtyhet statusi
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Kristian Vigenin ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ministri bullgar Vigenin u prit sot paradite nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.  Gjatë konferencës së përbashkët kryediplomati bullgar tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe nuk ka asnjë arsye që të shtyhet dhënia e statusit të vendit kandidat nga vendet anëtare të Këshillit Europian.
 
 “Bullgaria beson se Shqipëria i ka përbushur të gjitha kërkesat e kërkuara nga KE dhe përveç kësaj shoh me kënaqësi një qeveri dinamike që vepron për plotësimin e axhendës europiane të vendit. Ne besojmë se nuk ka më kurrfarë arsye pse të shtyhet dhënia e statusit dhe Bullgaria të vazhdojë të bindë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat nga Këshilli Europian.”- tha Vigenin.
 
Ai shtoi se ishte në Shqipëri për të thelluar marrëdhëniet ekonomike e tregtare mes dy vendeve mbështetur në marrëdhëniet që ai i quajti të shkëlqyera politike mes Shqipërisë e Bullgarisë.

“Jam në Shqipëri për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve, si dhe për të dhënë mbështetjen tonë për Shqipërinë për statusin e vendit kandidat. Por të gjithë vendet e rajonit duhet të punojnë për stabilitetin në Ballkan. Ne duam të zhvillojmë akoma më tej marrëdhëniet tregtare ekonomike, për të cilat do punojmë mbi bazën e shkëlqyer të marrëdhënieve politike që kemi”- tha  Vigenin.

INTEGRIMI, BUSHATI: DO SHKEMBEHET EKSPERIENCA ME BULLGARINE
Nga ana e tij ministri Bushati tha se vlerësonte mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të NATO dhe së fundmi për integrimin e saj në BE. ”Mirëprita bashkëpunin mes dy institucioneve sa i takon shkëmbimit të eksperiencës për integrimin në Bashkimin Europian dhe ndërtimin e institucioni të ekselencës pranë ministrisë. “- tha Bushati duke shtuar se mes dy ministrive është rënë dakord që të bashkërendohen axhendat rajonale.

BUSHATI: HOLANDA ENDE NUK KA VENDOSUR
Bushati u pyet dhe për votën e Holandës në dhjetor në Këshillin Europian, vendin skeptik për zgjerimin e BE-së. Ministri i Jashtëm tha se deri tani ky shtet ende nuk ka marrë një vendim nëse do të votojë pro statusit apo jo.  
“Holanda është një nga vendet themeluese të BE. Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet holandeze. Jemi shumë të njohur me qëndrimin skeptik të Holandës i cili nuk është vetëm për Shqipërinë, por ndaj zgjerimit dhe rreptësisë së ndershme që sheh në procesin e zgjerimit. Në kontaktet e pëditshme nuk ka ende një vendim të qeverisë holandeze në lidhje me propozimin e KE, është vetëm prezantimi paraprak i raportit të komisionit. Parlamenti holandez dhe qeveria holandeze do të flasin për këtë çështje. Por të themi troc që presim një vendimi politik i cili duhet të jetë unanim për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe çdo qëndrim sa i takom Shqipërisë do të duhet të ishte një qëndrim inkurajues për Shqipërinë dhe një vendim i cili do t’i jepte një nxitje të mëtejshme zhvillimeve pozitive në vend. “



Vijon
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë