Janë publikuar pamjet e sulmit tragjik në Londër, ku një 36 vjeçar ka sulmuar një turmë njerëzish me shpatë, duke lënë të vdekur një 14-vjeçar e plagosur pesë të tjerë në një stacion metroje të martën në mëngjes.
Pamjet rrëqethëse të kamerave të sigurisë filmuan vrasësin me shpatë duke ecur nëpër rrugët e periferisë së Londrës përpara se të sulmonte kalimtarët e pafajshëm gjatë një sprove 22-minutëshe. Autori 36-vjeçar u arrestua pas sulmit.
Rrethanat janë duke u hetuar, por nuk besohet të ketë lidhje me “ndonjë akt terrorist”, shkruan BBC.