Miqësorja/Kosova mposht Madagaskarin, debutim ëndrrash për Zhegrovën

Miqësorja/Kosova mposht Madagaskarin, debutim ëndrrash për Zhegrovën

Kosova i gëzohet golit ndaj Madagaskarit

Kosova e ka mposhtur Madagaskarin me rezultat minimal falë një debutimi ëndrrash nga Edon Zhegrova, i cili ishte lojtari i ndeshjes duke e shënuar golin e vetëm në këtë takim miqësor.

Kosova dhe Madagaskari u takuan në një ndeshje miqesore që u zhvillua në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, 20 km afër Parisit.
Skuadra kundërshtare ishte më e mirë në 45 minutat e parë duke e rrezikuar më shumë portën e Samir Ujkanit, ndërkohë që Vedat Nihuiu iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Kosova ishte më fat, pasi në minutën e 35-të, Madagaskari dështoi të shënonte gol nga penalltia. Kjo ishte e gjitha nga pjesa e parë.

Djelmoshat e Bernard Challandes, i cili po ashtu debutoi në stolin e Kosovës në këtë ndeshje, u futen në pjesën e dytë me një qasje tjetër dhe aftësitë e “Messit” të Kosovës u vënë në pak në minutën e 48-të kur ai shënoi nga jashtë zonës pas një depërtimi të suksesshëm nga krahu i majtë.

Vedat Muriqi, i cili u fut në lojë në vend të Nuhiut, shënoi me kokë, por nga pozita jashtë loje.

Edhe Idriz Voca debutoi për Kosovën, pasi e zëvendësoi njeriun e ndeshjes, Edon Zhegrovën, rreth 15 minuta para fundit.

Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore këtë muaj, kundër Burkina Fasos të martën. /Express/
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)