Modelja e famshme vuan nga një çrregullim mendor, zbuloni cilat janë pasojat e kësaj sëmundjeje

Modelja e famshme vuan nga një çrregullim mendor, zbuloni cilat janë pasojat e kësaj sëmundjeje

Sara Sampaio, modele

Sara Sampaio është një prej modeleve më të pëlqyera të Victoria`s Secret. Disa ditë më parë, ajo ka zbuluar se vuan nga një çrregullim mendor që ndikon në përditshmërinë e saj. E ngecur në trafik, modelja e njohur ka kërkuar nga fansat në Instastory që t`i bëjnë pyetje. Një prej tyre e ka pyetur për rutinën e vetullave dhe ajo është përgjigjur: “Epo përpiqem të mos i prek, por fatkeqësisht vuaj nga trichotillomania dhe i shkul.

Kështu që kam shumë hapësira në vetulla dhe thjesht përdor një laps për t`i mbushur!” Një numër i madh fansash kanë pohuar se vuajnë nga e njëjta sëmundje si ajo dhe modelja ka vendosur që të bëjë një postim në lidhje me këtë: “Për të gjithë ata që nuk e dinë çfarë është, trichotillomania është një çrregullim i kontrollit të impulseve, që karakterizohet nga një nevojë urgjente për të shkulur vetullat, flokët apo qepikët .’ Gjithashtu ka shtuar se me këtë gjë është përballur prej moshës 15-vjeçare, kur filloi të shkulte qerpikët, më pas kaloi te vetullat.

Modelja ka treguar se kur është në stres kjo gjë përkeqësohet. Për disa trichotillomania është një çrregullim i menaxhueshëm, ndërsa për disa të tjerë nuk mund të kontrollohet dhe madje mund të mbeten pa flokë, vetulla apo qerpikë. Shkaqet e këtij çrregullimi nuk dihen, por faktorët si rastet në familje, stresi dhe ankthi mund të ndikojnë. Sipas studimeve të ndryshme, trichotillomania prek rreth 4% të popullsisë dhe më të prekura janë gratë. Me siguri keni dëgjuar për raste të njerëzve që vuajnë nga kjo gjë, por të paktë janë ata që e njohin dhe e dinë që kanë të bëjnë me një çrregullim të quajtur trichotillomania.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm