POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nancy Pelosi në krye të Kongresit amerikan, urojnë Balla dhe Ruçi: Mike e shqiptarëve

Taulant Balla, Nancy Pelosi dhe Gramoz Ruçi

Zgjedhja e Nancy Pelosit në krye të Kongresit amerikan (Lexo këtu), detyrë të cilën ajo e mban për herë të dytë pasi e ka drejtuar edhe nga viti 2007 deri në 2011, ka marrë edhe urimet e politikës shqiptare. Është kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili përmes një mesazhi ka uruar Pelosin për detyrën e rëndësishme. 

Cilësitë Tuaja të larta, përkushtimi i jashtëzakonshëm si edhe përvoja e gjatë dhe e shkëlqyer 32 vjeçare në Kongres, në drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë termit 2007-2011 si edhe në drejtimin për një periudhë të gjatë të grupit të Demokratëve, janë garancitë se Dhoma e Përfaqësuesve do tu shërbejë me besnikëri aspiratave dhe interesave të kombit amerikan. Nën lidershipin Tuaj, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Kongresi i ShBA do të kontribojnë maksimalisht në mbështetjen e zhvillimit, ruajtjen e paqes, garantimin e sigurisë në botën e sotme dhe përpjekjet e popujve e kombeve të tjera për prosperitet, liri, qytetërim e demokraci.

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit

Balla: Një mike e madhe e Shqiptërisë në krye të Kongresit amerikan 
Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur zgjedhjen e Nancy Pelosi në krye të Kongresit Amerikan. Nëpërmejt një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se znj.Pelosi është një mike e madhe e Shqipërisë. Gjithashtu Balla shprehet se znj. Pelosi i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Shqipërisë dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve.

l.q.
Komento

Komente

  • Ushujzat tona.: 04/01/2019 00:08

    Beni edhe nje vizite.Pa urimin tuaj nuk i shkojn punet persembari.Me idiota si ju i ka zene rreziku.Ishalla ju pret me middle finger.b*thlepires.

    Përgjigju