Ndërron jetë veterani më i vjetër i Luftës së Dytë Botërore

Ndërron jetë veterani më i vjetër i Luftës së Dytë Botërore

Richard Overton

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili besohet të ketë qenë njeriu më i moshuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vdekur në moshën 112-vjeçare.Sipas CCN, lajmi është konfirmuar nga një anëtar i familjes së tij.

Richard Overton ndërroi jetë më 27 dhjetor në ambientin e një spitali në qytetin Austin të Teksasit, për shkak të sëmundjes së pneumonisë.

Ai u nderua në vitin 2013 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama në ceremoninë e Ditës së Veteranëve. Prestigjiozia britanike ka risjellë në vëmendje një intervistë të tijën, po në vitin 2013, ku shprehej për jetëgjatësinë e tij se ishte një dhuratë e Perëndisë, pasi nuk kishte hequr kurrë dorë nga veset dhe konsumimi i alkoolit. 

"Unë pi uiski duke e përzier me kafenë. Ndonjëherë më ndodh ta pi atë drejtë", u shpreh Overton kur ishte 107 vjec. "Vazhdoj të pi cigare por tymin e nxjerr jashtë, nuk e fus brenda".

Historia e Richard Overton, si veteran i Luftës së Dytë Botërore, u shndërrua në vitin 2015 në subjektin e një dokumentari të shkurtër të titulluar "Z.Overton", nga regjizorët Austin Rocky Conly dhe Matt Copper.

Veterani më i vjetër i Luftës së Dytë Botërore, Richard Overton

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”