Ndoka kundër Bashës e Kryemadhit: Jo më mosbindje civile, të presim negociatat nga BE

Kreu i PDK, Nard Ndoka deklaron se opozita do heqë dorë nga aksionet agresive si mosbindja civile deri në vendimmarrjen e BE në muajin qershor për çeljen e negociatave. I ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, Ndoka theksoi se Basha dhe Rama mund të shkojnë drejt një marrëveshje për çështje madhore siç është qeverisja e vendit, ndërsa shtoi se një takim mes tyre duhet të ishte në këtë funksion. 

Marrëveshja duhet të jetë për gjëra madhore, siç është qeverisja, integrimi nuk është në dorën e Ramës e Bashës,  por nga vendimmarrja politike e BE. Opozita po tregon përgjegjësinë e vet, nëse kemi pasur një aksion të egër deri në mosbindje n civile, afati deri në vendimmarrjen politike të BE, do ta detyrojë opozitën të kthehet në politikën e vet institucionale. Pavarësisht se është e rëndësishme me një maxhorancë të tillë, ku priten të plasin skandalet nga lufta e brendshme, opozita do ketë një mision tjetër. Duhet marrëveshje për të ardhmen politike të vendit, por edhe për qeverisjen e vendit. 

Nard Ndoka, kryetar i PDK

Gjithashtu, kreu i PDK u shpreh skeptik sa i takon zgjedhjeve të ardhshme lokale, pasi sipas tij Lulzim Basha nuk ka një axhendë të qartë. Sipas Ndokës, kushti i opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të jetë ndarja e re territoriale. 

Po thoni që nuk do ketë protesta?
Do të ketë protesta, por jo një agresivitet të asaj natyre që të bëhet Shqipëria lajm në mediat ndërkombëtare në aspektin negativ. S’do ketë një datë për një protestë të madhe çka do ta kapitullonte Ramën dhe qeverisjen e tij. Në këtë sens ka një lloj maturimi. 

Është e përgatitur opozita për zgjedhjet e ardhshme lokale?
Basha s’ka një axhendë të qartë sa i takon zgjedhjeve lokale. Parësore është reforma territoriale, ku kjo ndarje e bashkive tregoi se nuk është efiçente, ku nuk u ul numri i administratës por u rrit numri i të emëruarve dhe është krijuar një hendek. Ishte një nga pikat e marrëveshjes së Ramës me Bashën në 17 maj, por nuk u bë publike.   

Çfarë ka mbetur nga ajo marrëveshje? 
Ajo marrëveshje ka mbëtur një enigmë e madhe. Por me çfarë personazhet kanë nxjerrë copëza nga mozaiku i tyre, ishte pjesa e integrimit që maxhoranca dhe opozita të shkonin me një qëndrim në Bruksel, e cila nuk u mbajt për këto pengesa që nxori Rama gjatë rrugës. Të kishte një konsensus për reformën në drejtësi. 

Për pjesën e administratës profesionale shqiptare që të mos lëvizet sa herë ka rotacione pushteti, por të ketë garanci institucionale, duke përzgjedhur më të mirët e mundshëm, por edhe kjo nuk u realizua. Konsensus për këto institucionet e tjera që do të kishte një lloj mirëkuptimi e transparence mes palëve që të kishte një vazhdimësi, dialog transparent . Ajo natë është zbehur edhe jemi kthyer te mentaliteti shqiptar i kacafytjes. 

E quani të domosdoshëm një takim Rama-Basha?
Nuk ka sens as për maxhorancën. Kjo mund të ndodhë përballë ultimatumeve që opozita nuk futet në zgjedhje lokale, ndodhet përballë kacafytjeve. Ramës prej një viti nuk i duket vetja si kryeministër, ju e keni parë me batuta. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 19/04/2018 19:12

    Si Panxhari Maliqit Noke.

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 19/04/2018 19:04

    Rralle i vine historise shqiptare figura te ndritura si Nard Noka.Trim legjende,i zgjuar, i mençur, i ditur, i shkolluar,i pergatitur, starteg... edhe thiu i Fran Ucit do ta kish zili...

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 19/04/2018 18:00

    O nard vesh gjati pohik mor magjar se sështë politika për ty . Ti je një zheni se ti bone unversitetin pa bo shkollën e mesme me një fjal nga 7 vjeçarja kalove në universitet ti je një ekzenplar i rrall o pall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë