Nga mafia, te refuzimi i lidhjes dhe siguracioni, tre pistat për vrasjet makabre në Dibër

Vrasja e trefishtë në Maqedoni ka tronditur jo vetëm Dibrën e Madhe, ndërsa ka bërë jehonë në të gjithë Ballkanin. Deri tani janë tre të arrestuar për vrasjet, mes tyre vajza e familjes Pocesta, që akuzohet si porositëse.

Gazetari Zekirja Mexhiti në Maqedoni në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se dhëndri i familjes (kunati) është shprehur se vrasjet i ka bërë vajza e madhe e familjes Pocesta për shkak se donte të merrte siguracionin 1.5 mln euro të babait në Itali, pasi ka qenë i siguruar.

Ngjarja makabre ka shkaktuar shumë tronditje, ka bërë jehonë edhe në mediat e Ballkanit. Janë tre të arrestuar, mes tyre edhe vajza. Dhëndri që u akuzua fillimisht për vrasjen, është shprehur se vrasja është kryer nga vajza e madhe e familjes, që u ndihmua nga dy persona të tjerë, nga Dibra e Madhe dhe Gostivari. Arsyeja sipas tij mund të ketë qenë përfitimi i 1.5 mln eurove, pasi babai i saj ka qenë i siguruar në Itali. Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja kryesore e vrasjes.

Gazetari Zekirja Mexhiti

Media maqedonase Libertas shkruan se anëtarë të familjes Pocesta kanë qenë pjesëtarë të një grupi mafioz. Sipas Libertas, babai i vrarë ka dëshmuar kundër grupit mafioz ku vajza e tij e madhe ka qenë anëtare, prandaj dyshohet se ky është motiv për vrasjen e kryer.

Ndërkohë që sipas nipit të familjes ngjarja ka ndodhur për refuzimin e lidhjes që vajza kishte me një 31-vjecar, i cili tashmë është arrestuar së bashku me një shtetas tjetër, ku akuzohen si bashkëpunëtor të krimit.

Viktimat Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta kishin ardhur për pushime në Dibër, dhe u gjetën të vrarë në oborr nga familjarët e tyre, të cilët i munguan një dasme në rrethin familjar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)