7 viktima dhe 89 raste të reja në 24 orë/ Gazetari: Maqedonia drejt mbylljes! Karantinim total të bashkive ose rikthim të orës policore

MAQEDONI E VERIUT- Rritja e numrit të të infektuarve dhe të viktimave, si pasojë e masave lehtësuese e ka detyruar Maqedoninë e Veriut të rimendojë mbylljen, duke shkuar në 2 skenare. Së pari, po mendohet që të kthehet ora policore, pra liri-dalje me kufizim ose vendosjen në karantinë të Bashkive që regjistrojnë një numër më të lartë të infektuarve.

Gazetari shqiptar në Maqedoni, Zekirja Mexhiti është shprehur se me lehtësimin e masave ka pasur 'zero' ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve, të cilët iu kthyen shumë shpejt normalitetit. Këto shifra, ku vetëm ditën e sotme janë raportuar 89 raste të reja dhe 7 viktima, Mexhiti shprehet se Maqedonia e Veriut nuk i ka pasur këto shifra as kulmin e saj, prandaj autoritet e kanë cilësuar si një situatë alarmante.

"Kur gjithë bota kanë hyrë në fazën lehtësuese, edhe Maqedonia e bëri këtë gjë. Menjëherë ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve. këtë javë numrat janë mbi 80, ndërsa më parë lëviznin deri në 12-20 raste. Sot pritet të shqyrtohet një strategji e re si do të bëhet parandalimi i përhapjes së mundësive, ose rikthimin e orës policore dhe mundësia e dytë është që të aplikohet në disa zona më të prekura pritet të bëhet karantanim lokal, ose Bashki. U arrit të menaxhohet situata, por pas lehtësimit të masave u vu re një kaos, një normalitet i vrullshëm i qytetarëve. Vetë fakti që flasim për 7 viktima e bën situatën alarmante, në kulm ne kemi pasur 100 raste ndërsa sot që flitet se ka kaluar pandemisë 80 raste. Shkupi ka pasur raste më të shumta, virusi po përhapet më shumë në vendbanimet shqiptare", tha Mexhiti.

Sipas tij, shkaktare është bërë edhe politika, duke qenë se vendi po udhëhiqet në këtë kohë pandemie nga një qeveri tranzitore, ka pasur një neglizhencë nga ana e ministrive, specifikisht nga ajo e brendshme.

"Këtu ka gisht edhe politika, duke qenë se jemi në qeveri teknike ministria e Brendshme i takon opozitës e cila nuk ka dënuar qytetarët për ndëshkimet, duke mos patrulluar dhe duke mos zbatuar masat ka bërë që numri i rasteve që të 3-fishohet", përfundoi Mexhiti për Report Tv.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 01/06/2020 19:40

    Zekirja Mexhiti eshte emer dhe mbiemer shqiptar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër