Nga makina e Nexhmijes deri te
Cadillacu që priti Berishën në SHBA

Nga makina e Nexhmijes deri te<br />Cadillacu që priti Berishën në SHBA<br>
Sapo kalon urën e dajlanit dhe hyn në autostradën Tiranë –Durrës, ndodhet një servis automjetesh. Të paktën e tillë është përshtypja e pare, por kur e viziton servisin kupton se ai është një muze me automjete prodhim i viteve të shkuara. Pjesa më e madhe e tyre janë automjete të përdorura në kohën e komunizmit nga drejtues të lartë të asaj kohe.

Të tilla janë automjetet e përdorura nga Nexhmije Hoxha e veja e diktatorit Enver Hoxha, apo makina që ka përdorur familja e Myslym Pezës bashkëpunëtorit të Hoxhës .Aty nuk mungon edhe një automjet në të cilin ka udhëtuar Sali Berisha gjatë një vizite në SHBA kur është takuar me bashkëatdhetarët e tij. Ka edhe automjete të përdorura nga sigurimi i shtetit i asaj kohe.

Autori dhe pronari i këtij koleksioni automjetesh është Klodian Kapiti i cili me profesion është peshkatar por ka hobi koleksionin e automjeteve të cilat lidhen me ngjarje apo periudha të caktuara historike.

klodian kapiti
Klodian Kapiti

Edhe pse pjesa më e madhe e automobilave të koleksionuara prej tij i përket periudhës komuniste, ai thotë se ajo periudhë i përket historisë së vendit tonë.Makinat e vendosura aty janë prodhime të vendeve të ndryshme. Ato janë vendosur sipas një kronologjie logjike. Më të vjetrat janë prodhim sovjetik. Më pas vijnë ato të prodhuara në vendet perëndimore pas prishjes së vendit tonë më ish Bashkimin Sovjetik.

“Zimat sovjetikë që përdornin anëtarët e Byrosë Poltike u zevëndësuan me automjete të tjera pasi në përplasjen e delegacionit tonë me atë sovjetik, Hrushovi pati thënë se juve akoma ecni me zimat tanë. Enveri menjëherë urdhëroi që këto mjete të mos përdoren më nga anëtarët e Byrosë Politike”.
 

Për ta u blenë fillimisht makina të markës “Volvo”dhe më pas “Benz”.

Në muze ka edhe makina të tjera që lidhen me ardhjen e demokracisë në vendin tonë. I tillë është një benz i blinduar nga të parët që qarkulluan nëpër rrugët e Shqipërisë apo mjetet Jaguar që lidhen me një numër të caktuar të tyre të prodhuar enkas për sistemin europian pasi anglezët timonin e kanë në anën e djathtë ndërsa makinat europiane në anën e majtë.

Edhe pse makinat sovjetike “Pebjeda”që shqip përkthet fitorja, janë prodhime të vitit 1944, njërën prej tyre Klodiani ka arritur ta verë në punë duke gjetur pjesët e munguara. Ai madje ka gjetur edhe radion origjinale me llampa e cila kërkon disa minuta për tu vënë në punë derisa të ngrohen llampat e saj.

Si ju lindi ky pasion për të koleksionuar makina të vjetra?
Unë me profesion jam peshkatar. Kam vite që e ushtroj këtë zanat. Kam pasur disa anije peshkimi të cilat kanë historinë e tyre për të cilat mund të bisedojmë një herë tjetër. Por hobi apo pasion kam makinat e vjetra që lidhen me histori të ndryshme. Kjo ndoshta ngaqë babai im gjithë jetën ka qenë shofer dhe jam rritur në makinat që ai ka pasur në përdorim. Në shkollë të vetmen lëndë që pëlqeja ishte historia.

Më patën zgjedhur edhe kryetarin e rrethit të historisë. Më pëlqen shumë postulati se “historia pa data dhe pa objekte është përrallë”. Më pas,në vitet e demokracisë, Durrësi u bë qendra më e madhe e tregëtimit të automjeteve në rajon dhe unë nisa të realizoja ëndrrën për të koleksionuar makina të rralla.

Na trego historitë e tyre.
Në muze janë 4 makina të markës “Volvo”. Janë prodhime të vitit 1964 ndaj njihen si “Volvo 1964”. Njëra prej tyre është përdorur nga familja Peza dhe për rrjedhojë ka qenë në dispozicion të Myslym Pezës, figurë e luftës dhe bashkëpunëtor i Enver Hoxhës.

Ndërsa Volvo tjetër është përdour si makinë e dytë nga Nexhmije Hoxha e veja e diktatorit Enver Hoxha. Me këtë makinë u prit Nënë Tereza kur erdhi për herë të parë në vendin tonë në vitin 1989. Dy Volvot e tjera janë përdorur nga funksionarë të tjerë të asaj kohe por të një niveli më të ulët.
(Volvo 1964

Volvo 1964

Volvot u blenë pas prishjes me Bashkimin Sovjetik. Në mbledhjen e Moskës, pas përplasjes së delegacionit tonë me atë sovjetik, Hrushovi pati deklaruar se ju akoma ecni me zimat tanë. Enver Hoxha urdhëroi që anëtarët e Byrosë Politikë nuk do të qarkullojnë më me zima.

Atë vit Volvot, prodhim suedez, ishin automjetet më të preferuara për udhëheqjet në shumë vende të Europës. U prodhuan vetëm 1000 të tilla, 9 copë u blenë nga vendi ynë.Të drejtën për shpërndarjen e tyre e kishte fituar një sallon në kryeqytetin austriak në Vjenë.

Një shofer i vjetër që quhet Petrit Cordja,e që kishte qenë pjesë e grupit të shoferëve që kishin shkuar për ti marrë ato, më ka treguar se austriakët ishin habitur kur kishin mësuar se 9 volvo ishin blerë nga vendi ynë. Habia e tyre qëndronte në faktin se si një vend i vogël blinte makina kaq të kushtueshme. Një Volvo kushtonte 60 mijë $. Dollari atëhere kishte një vlerë shumë më të madhe sesa sot në bursë.
 

Volvot u blenë pas prishjes me Bashkimin Sovjetik. Në mbledhjen e Moskës, pas përplasjes së delegacionit tonë me atë sovjetik, Hrushovi pati deklaruar se ju akoma ecni me zimat tanë. Enver Hoxha urdhëroi që anëtarët e Byrosë Politikë nuk do të qarkullojnë më me zima.

Atë vit Volvot, prodhim suedez, ishin automjetet më të preferuara për udhëheqjet në shumë vende të Europës. U prodhuan vetëm 1000 të tilla, 9 copë u blenë nga vendi ynë.Të drejtën për shpërndarjen e tyre e kishte fituar një sallon në kryeqytetin austriak në Vjenë.

Një shofer i vjetër që quhet Petrit Cordja,e që kishte qenë pjesë e grupit të shoferëve që kishin shkuar për ti marrë ato, më ka treguar se austriakët ishin habitur kur kishin mësuar se 9 volvo ishin blerë nga vendi ynë. Habia e tyre qëndronte në faktin se si një vend i vogël blinte makina kaq të kushtueshme. Një Volvo kushtonte 60 mijë $. Dollari atëhere kishte një vlerë shumë më të madhe sesa sot në bursë.
volvo

Volvo

Më pas automjetet u testuan kur mbërritën në vendin tonë. Inxhinieri suedez që i shoqëroi testoi një ekzemplar duke e përplasur në mur. Kjo për të garantuar jetën e udhëheqësve shqiptarë.

Në muze janë edhe 2 “Pobjeda”prodhim sovjetik vitit 1944. Janë nga makinat e para që hynë në vendin tonë pas clirimit.Këto të dyja janë përdorur nga sigurimi i shtetit. Njërën prej tyre, në mos gaboj, në vitin 2006 ose 2007 ma kërkoi ta blinte për një goxha shumë Tani i topit. Donte ta përdorte si objekt zbukurimi në një prej pronave të tij. Natyrisht që nuk pranova pasi unë koleksionoj dhe nuk dua ta prish serinë e makinave të koleksionit.

Pobjeda
Pobjeda

Në koleksion gjendet edhe një Cadillac,që si markë quhet edhe nostalgjia amerikane. Është në gjendje shumë të mirë. Është prodhim i vitit 1986.Shumë luksoz. Me këtë mjet ka udhëtuar zoti Sali Berisha gjatë një vizite të tij në SHBA. Kjo ka ndodhur kur është pritur nga komuniteti shqiptar që banon atje. Makina u identifikua nga targa ndaj dhe unë hyra në marrëdhënie me pronarin saj dhe e bleva.

Cadillac
Cadillac
Cadillac

Cadillac

Ndërkohë që në koleksion kam edhe një benz të blinduar. Kisha dijeni për një benz të blinduar që ishte blerë vite më parë për Enver Hoxhën.

Ai ishte S 600 Pullman dhe kushtoi 2 milion marka. Kam mësuar se Enveri kur e kishte parë ishte habitur dhe kishte kërkuar llogari se kush kishte urdhëruar të blihej një makinë e tillë. Një prej anëtarëve të byrosë, ishte përgjigjur se ishte dhuratë e popullit për udhëheqësin e tij. Më pas u blenë benza S 280 për anëtarët e tjerë të byrosë, por jo të blinduar.
benzi i blinduar
benzi i blinduar

Benzi i blinduar që unë kam këtu është prodhuar në vitin 1986 S Class dhe është në gjendje shumë të mirë teknike e po kështu edhe tapiceritë. Këto nisën të hyjnë në vendin tonë për udhëheqjen pas vizitës së Shtrausit në vendin tonë që u pasua me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve tona.

Pjesë e këtij muzeu janë edhe dy “Jaguarë”, markë dhe prodhim anglez mjaft e njohur. Njëri në gjendje shumë të mirë, ky me ngjyrë jeshile, ndërsa tjetri, i ziu ka nevojë për riparim gjë që po ja bëjmë. Që të dy janë prodhim i vitit 1994. E vecantë e tyre është se janë prodhuar enkas për vendet europiane pasi e kanë timonin në krahun e majtë pasi makinat që përdoren në Angli e kanë timonin në anën e kundërt. Kjo seri ka qenë e kufizuar përsa i përket numrit të prodhuar.
jaguar
Jaguar
jaguar

jaguar

Kam edhe të tjera makina por që ende nuk i kam bërë gati për tu vizituar.

Si i gjeni makinat?

Koleksionistët kanë një shqisë më tepër se të tjerët. Grumbulloj informacion për makinat që dëshiroj të blej e për këtë interesohem se ku mund ti gjej. Cilët janë pronarët e tyre dhe me cfarë cmimesh i shesin. Një pjesë të makinave e kam blerë në ish parkun e delegacioneve kur ato po bënin rinovimin e parkut.

Punonjësit e parkut nuk e kishin idenë se cfarë thesari po hiqnin nga duart. Ndërsa benzin e blinduar e sigurova me këmbim. Dhashë një makinë shumë të mirë për ta koleksionuar atë. Një jaguar e gjeta në Kucovë dhe e bleva po atje. E kështu kam siguruar edhe mjetet e tjera. Është një punë me kosto financiare.

Si ja bëni për ti vënë në lëvizje makinat si dhe për ti mirëmbajtur ato ?

Ky është një problem më vehte. Shumë pjesë i porosis jashtë vendit.Të tjera i kam gjetur nëpër magazinat kohës së shkuar. Ja psh, pjesët për Pobjedat gjenden në një magazinë në Tiranë. Atje nuk kanë asnjë vlerë tjetër vec skrapit.Unë kam 10 vjet që kërkoj ti blej ato pjesë por cuditërisht nuk mi shesin. Ndoshta tashti që po flasim i kanë shitur për skrap.

Një pobjeda kam arritur ta vej në punë. I kam gjetur edhe radion origjinale me llampa. Duhen disa minuta që ajo të ndizet pasi llampat kërkojnë kohën e tyre që të ngrohen. Disa pjesë i siguroj nga prodhues që i punojnë në oficinat e tyre. Por të tillë mjeshtra sot gjenden me shumë vështirësi.
makina

Vijnë vetëm ato që kanë dijeni për ekzistencën e tij. Do të ishte me shumë leverdi një vend ekspozimi brenda në Durrës. Do të tërhiqtë vizitorë të huaj edhe për faktin se pjesa më e madhe e makinave i përkasin kohës së diktaturës. Ky koleksion fare mirë mund të ishte pjesë e guidave në qytet. Kjo kërkon ndihmën edhe të bashkisë. Dicka të tillë ka ardhur koha që ta kërkoj në rrugë zyrtare.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja Nikolla uron besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës: Krishti u ringjall për të gjithë ne

Kryeparlamentarja Nikolla uron besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës: Krishti u ringjall për të gjithë ne