POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Nuk më lë të shoh djalin”, Majlinda ja numëron Majkut në publik: Mohove atësinë, si do t’i përgjigjesh nesër?!

Ish-modelja Majlinda Zeka, reperi Kastriot Rexha i njohur si Majk dhe djali i tyre Roan

Reperi Majk njihet për lidhjet e tij të shumta me modelet e showbizit shqiptar dhe atij kosovar, lidhje të cilat mbarojnë shumë shpejt, madje ende pa u konfirmuar. Por në lidhjen me modelen Majlinda Zeka, Majk u bë dhe baba për herë të parë, me lindjen e Roanit. Reperi u nda nga bukuroshja brune që në momentin që ajo ishte shtatzënë, por pavarsisht se çifti u pa shpesh bashkë gjatë asaj periudhe apo edhe më vonë kur Roan erdhi në jetë, secili vazhdoi jetën e tij.

Majk e pranoi me shumë vonesë publikisht atësinë e djalit të tij, ndërkohë që portalet ‘zienin’ prej muajsh në lidhje me faktin se reperi ishte baba i një djali. Për Roanin e vogël kujdeset Majlinda dhe e pyetur para disa muajsh nëse Majk kujdeset financiarisht për të birin dhe përgjigja e saj ishte “Jo”.

Mes dyshes së njohur këto dy ditët e fundit ka nisur një konflikt viral, ku si Majk ashtu edhe Majlinda kanë filluar t’i përplasin njëri-tjetrit në sy publikisht, të gjitha ato që mbanin prej kohësh përbrenda. Gjithçka nisi kur ylli i “Krejt t’i fala”, publikoi disa foto dhe video nga takimet me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe shumë fansa i komentuan duke i thënë se si fillim duhet të dojë të birin e më pas fëmijët e tjerë.

Kaq u desh që Majk të lëshonte ‘bombën’ e parë. “Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti,”- shkruajti reperi i revoltuar në një Instastory.

Shpjegimi i reperit Majk në Instastory  

Menjëherë pas këtij postimi, nuk vonoi as përgjigja e Majlindës, e cila i ka kundërshtuar fort fjalët e babit të djalit të saj duke u shprehur se të gjitha janë mashtrime.

“Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregojë çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,-shkruan ndër të tjera Majlinda.

Përgjigjia e parë Majlinda Zekës ndaj Majk 

Por ish-modelja nuk u mjaftua me kaq, ajo vetëm para pak orësh bëri një status shumë të gjatë krahas një fotoje e cila mesa duket është shkrepur në momentin që Roani sapo ka lindur. Në foto shihet edhe detaji i veçantë, që Majlinda i ka dhënë mbiemrin e vet djalit të saj. Ai quhet Roan Zeka dhe jo Roan Rexha siç duhej të ishte tradicionalisht pasi emri i vërtetë i reperit Majk është Kastriot Rexha.

Gjithsesi nëna e Roanit e vazhdon statusin e saj duke shkruar se nuk ka dashur asnjëherë që t’i bëjë publike problemet e saj e aq më pak kur kanë të bëjnë me Roanin, por nuk mund të heshtë përballë faktit që sipas saj reperi po përdor famën për të arsyetuar mosveprimet e tij të duhura.

“Nje person i cili e ul cdo femer pasi e perfundon lidhjen tregon me se miri se cfare ka ne brendesi te tij. Nuk jam ketu per tu bere avokat i askujt , por vetem te them publikisht qe kam force, guxim, dhe krenari te luftoj e t'i qendroj perballe te vertetes.
Per mua Roani eshte bota ime, do te doja shume te ishte keshtu edhe per babin e tij, sepse pikerisht jam une ajo qe ndarjen e kam pranuar si nje rrethane shume normale, por kjo nuk do te thote qe e kam paramendu qe nje baba bilogjik dhe kete fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jeten time cdo dite, do te behet " vegel" per te thene te pa verteta,”
- shkruan bukuroshja Zeka.

Më tej ish-modelja i quan këto ndodhi si një serial që filloi me mohimin e atësisë nga ana e Rexhës, më pas e pranoi dhe më pas e la sërish me pikëpyetje.

Ky " serial" ka fillu me tendencen per ta mohuar atesine, pastaj per ta pranuar, dhe pastaj per te dyten here per ti vene dileme kesaj te vertete! Nuk ka asnje qenie qe e pranon ndarjen shume normale, por jo edhe tendencat e tilla per te me lenduar e thyer sa here qe i duhet dikuj te beje lidhje tjeter, dhe pastaj kur te jete i lire te thote qe nana e ndalon me pa femiun... U pergjigjje para komentuesve, po si do i pergjigjesh ndergjegjes tende ose kur djali te rritet e te pyet per te gjitha keto drama qe do mbesin deshmia me e mire ne 
internet? Ndoshta edhe atehere fajin do e adreson te une, por shpresoj qe te troket ndergjegjja nje dite e per hire te gjakut tend e asgje me shume, te mos i krijosh femiut tend pa rahati ne femijerine e tij,”-
shkruan nëna e Roanit.

Majlinda vijon më pas duke u shprehur se është Zoti ai që do të arrijë t’i gjykojë të dy ata si prindër por që ajo është e qetë nga kjo pjesë pasi është e gatshme të falë edhe jetën për të birin, dhe premton se do të përmbushë çdo zbrazëti ndaj tij, sado e vështirë të jetë.

“Zoti do te na gjykojë secilin aq me shume ne kete rast, mua si nane e ty si baba, e deri atehere me mire te mos i arsyetohemi askujt, vetem vetes karshi Roanit. E une per kete do jetoj shume e qete derisa edhe jeten jam e gatshme ta fal per TE. E ta permbush cdo zbrazeti te tij, sado e veshtire te jete. Njerezine dhe karieren kisha sygjeru ti mbash larg njera tjetres, sepse njera te sjell fame dhe para, e tjetra te bene te jesh ky qe je e qe tregone qe brenda teje zgjohet nje ndergjegjje jo e paster duke e arsyetuar veten permes postimeve,”- përfundon Zeka statusin e saj.

Statusi i plotë i nënës së Roanit, Majlinda Zeka në Instagram

Më pas komentuesit e kanë mbështetur Majlindën duke i thënë 'bravo' për guximin që mori t'ja thoshte publikisht ish-të dashurit të saj këto gjëra.  

Ora 22:04
Sherri mes Majlindës dhe Majkut, futet në mes këngëtarja shqiptare: Mos harro se fëmija rritet...

Prej dy ditësh portalet po ‘ziejnë’ për konfliktin mes ish-modeles Majlinda Zeka dhe reperit Majk. Gjithë ‘sherrin’ e bujshëm mund ta lexoni këtu. Mirëpo në mes është futur edhe këngëtarja e re Tringa Kay. Ajo ka komentuar në statusin e Zekës, ku i ofron të gjithë mbështetjen e saj.

"Sado e poshter tregohet jeta e shume e shume here na mbeshtet per muri kurre mos harro qe femija rritet vetem me eren e nenes. Jeto e forte sic ke jetuar deri tani e permbushja krejt normat Roanit se ate e fali Zoti engjell,”- komenton Tringa.

Komenti i Tringas 
fl.mi.
Komento