'Pa gjurmë'/ Akuzohet për braktisjen e fëmijëve, historia e Violeta Kalës rikthehet në media pas 7 vitesh

'Pa gjurmë'/ Akuzohet për braktisjen e fëmijëve, historia e Violeta Kalës rikthehet në media pas 7 vitesh

E ëma e tre fëmijëve, Violeta Kala

Lënia e tre fëmijëve asokohe gjashtë, katër dhe dy vjeç, në mëshirë të fatit, pas braktisjes nga e ëma Violeta Kala ishte një ngjarje që u trajtua gjatë në media fillimin e shtatorit të vitit 2011. Nga verifikimet e policisë asokohe rezultoi se e ëma, pasi i kishte braktisur fëmijët dhe ishte larguar drejt Kosovës. Policia dyshoi në përfshirjen e Violetës në një rrjet prostitucioni.

Fëmijët ishin lënë përkohesisht 10 ditë më parë tek një shoqe e Violetës, e cila më pas i kishte lënë të tre fëmijët së bashku me rrobat e tyre në afërsi të komisariatit numër katër. Kjo ngjarje rikthehet në vemendjen e opinionit publik, pasi vetë nëna Violeta Kala kërkon ta ribëjë publik rastin, me kërkesën për tu ribashkuar me fëmijët.

Në shkrimin e gjatë drejtuar emisionit "Pa gjurmë’’, Violeta shokon me rrëfimin e saj.

Sot ajo mban mbiemrin e ish-burrit, që kur u martua dhe nga kjo martesë kaloi shumë vështirësi. Ja si e nis ajo përshkrimin e historisë së saj:

"Unë linda dy vajza dhe një djalë. Në fund të vitit 2005 unë u ndava, u largova se në shtëpinë tonë kishte veç dhunë asgjë tjetër. Veç lot e gjak jo gëzim. Erdha në Tiranë pa e menduar se ku do të përfundoja. Kjo sepse ai më dhunoi. Jetova për gati një muaj jashtë me tre fëmijët. Kisha frikë. Një grua kalonte çdo ditë dhe më shihte, por unë nuk i flisja se kisha frikë. Ajo më strehoi së bashku me tre fëmijët. E mora veten dhe fillova punë."

Erdhi në vitin 2005 në Tiranë me tre fëmijët, mbas një viti bashkëjeton më një person me të cilin lindi dhe djali i vogël. Rrëfimi bëhet më tronditës, kur Violeta për herë të parë tregon dramën tjetër të familjes.

"Atëherë njoha edhe bashkëjetuesin tim. Morëm një shtëpi më vete me qera. Kur shkoja në punë zonja ruante fëmijët e mi. Më 20 nëntor më ka vdekur djali 2 vjeç. Ai ishte në gjumë. Dhe banesa mori flakëÇdo gjë po shkonte mirë kur më datë 20 nëntor erdhi fundi për mua. M'u dogj shtëpia kur kisha djalin brenda. Në 21 nëntor 2008 djali më vdiq në spital. Unë kalova në depresion në një kohë kur isha edhe shtatzënëme bashkëjetuesin. Në vitin 2009 erdhi djali tjetër në jetë, dhe po në të njëjtën ditë u ndava me bashkëjetuesin për fjalët e njerëzve."

Ajo sqaron sesi i la fëmijët, vetëm dhe sesi e gjeti veten me kujtesë të humbur.

"Isha duke pirë kafe dhe erdhën më arrestuar. Në fakt një grua më kishte hedhur në gjyq për shkak të një konflikti. Për fëmijët u kujdes bashkëjetuesi. Kur dola nga burgu mori çdo gjë kot. Ngela pa punë, fillova të pija alkool dhe drogë."

Në të njëjtin shkrim drejtuar redaksisë së emisionit, Violeta thotë se shkoi dhe në Itali dhe atje u kap nga policia, ndërsa u kthye në Shqipëri, në vitin 2014, nisi të kërkojë fëmijët. Pasi i pohuan nga gjendja civile se fëmijët gjendeshin në Shkodër, nga atje ajo mësoi se djalin ia kishin birësuar, ndërsa vajzat ndodheshin në një qendër në Lezhë. Ajo pretendon se vajzat duan të vijnë tek nëna.

"Vajzat tani duan që të vijnë tek unë. E dyta po kalon një depresion. Unë kam që në vitin 2012 pa e parë djalin."

Ardhja e saj në studio lidhet me kërkesën e marrjes se dy vajzave nga Qendra ku ndodhen aktualisht, në gjurmët edhe të djalit të vogël që sot është 9 vjec. Përfundon kështu shkrimin e saj Violeta, e cila merr guximin të rrëfejë dhe të bëjë një kërkesë publike….

"Të bashkohem me familjen time. Dua të gjej djalin, ju lutem më ktheni një përgjigje nga ju se nuk po mundem të jetoj. Kështu që iu lutem më ndihmoni..."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
'Pa gjurmë'/ Kërkohet 38-vjeçari Etmond Bardhi, familja: Punon si lypës në Kosovë

Etmond Bardhi, me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë humbi gjurmët më 1 mars të këtij viti. Familjarët erdhën në adresë të emisionit ’’Pa gjurmë’’ pas disa informacioneve dhe kërkimeve që ata bënë për largimin nga shtëpia të Etmondit.

Me banim në Tiranë, pranë shkollës Bajram Curri, 38-vjeçari doli mëngjesin e 1 marsit për të shoqëruar të atin, që të merrte pensionin, ritual që ai e bëntë çdo muaj.

Pasi i ati e mori pensionin qëndroi dhe pak me të birin, kur ky i fundit i tha se të lëviste, por pa i treguar ndonjë destinacion të mundshëm. Etmondi me kufizime fizike, me shëndet të dobët, sot i mungon familjes.

"Ka ikur edhe më parë në Kosovë. Nuk më mori për dy javë në telefon. Ai është i rritur nuk e ndjek dot mbrapa. Doli për të lypur bashkë me komshiun,"-thotë i vëllai i Etmondit, Ridvan Bardhi.

Avokati i emisionit, Eduart Mullaraj: A erdhi entuziast?

"Ishte si gjithmonë. Kishte punë, bëra lekë por lekë nuk solli në shtëpi. Më tha se nuk do të shkonte më sepse ishte shumë ftohtë."

I pyetur nga avokati nëse i humburi ka qënë i sëmurë më parë dhe nëse ka pasur kemp apo jo, është shprehur se po pasi i vëllai kishte një defekt në këmbë që në lindje.  

Po ka pasur, që në 2006. Ai ka pasur probleme me këmbën që kur ka lindur. Unë i mora një dyqan të vogël tek shtëpia dhe punonte aty. Që të mos mërzitej. Kam shpresë se do të rikthehet në shtëpi.

 

Për 38-vjeçarin më datë 7 mars, afro 6 ditë nga humbja e gjurmëve dhe një ditë nga denoncimi në komisaritin nr 4 në Tiranë erdhën dhe informacionet e para për familjarët. Të afërm ishin takuar me Etmondin në Elbasan, madje kishin konsumuar kafe me të, ndërsa u mësua se ai i kishte kërkuar para, për t’u kthyer në Tiranë.

I kishte thënë dhe se kishte kaluar andej për qejf dhe se po priste të takonte dikë, i cili i kishte 30 mijë lekë të reja borxh. Detaj ky, që ua kishte pohuar edhe familjarëve më herët, para se të zhdukej pa lënë gjurmë. Familjarët pervec denoncimit në policinë e Elbasanit, publikuan rastin dhe në një televizion lokal atje.

Avokati Mullaraj: A keni pasur ndonjë informacion nga policia?

Ridvan Bardhi: Kam pasur informacione që është parë në Elbasan, nga dy të afërm të mi.

Një prej dëshmitarëve që e ka parë, Ramazan Martini tregoi se e ka parë në Elbasan.

E kam parë në elbasan, më foli vetë. E takova dhe i dhashë një kafe. Do të shkoj në Tiranë tha. Më tha që do t’i marr disa lekë një djali.

Faktin që Etmondi ka pasur për t'i marrë disa para borxh Hamza Qemallit. Ai është shprehur se Ritvani nuk i kishte kërkuar paratë borxh por vetëm 1 mijë lekë të reja. 

Pimë kafe me të por nuk më kërkoi borxhin që më kishte por vetëm 10 mijë lekë. Kur u ktheva nuk e gjeta më.

Hamza Qemali

Dyshimi i familjarëve është ky, që Etmondi mbahet peng në kushtet e rrugës, për lypje. Pa nënën, me tre vëllezër dhe një motër familjarët presin kthimin e tij. Me vete kishte vetëm një kartë identiteti, të veshur një palë atlete të kuqe me viza të bardha. Edhe pse fizikisht i dobët Etmondi gëzonte një shëndet të mirë mendor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm