Pas ngjarjes tragjike që tronditi Tiranën, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, qindra qytetarë u mblodhën sot në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Babai i të miturit, Angel Cani ekskluzivisht për Report Tv shpreh falënderimet për të gjithë prindërit, nxënësit e shokët e Martinit që iu bashkuan sot protestës. "Faleminderit shumë që ma lehtësoni këtë dhimbje," – tha Angel Cani, duke iu drejtuar të gjithë atyre që kanë qëndruar pranë tyre në këto momente të vështira.

Me dhimbjen e madhe në shpirt e fjalëpakë, babai e quan një ngjarje të pabesueshme në një intervistë për emisionin ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume.

I mituri ishte pjesë e ekipit U-15 me Dinamon, ndërsa gazetarja Dume i kujton edhe një kampionat në Selanik ku djali i saj ishte pjesë bashkë me Martin Canin. Me dhimbje dhe trishtim e kujton edhe babai i Martinit këtë episod, ku e shoqëroi të birin në Selanik për kampionatin.

Intervista ekskluzive për Report Tv

Odeta Dume: Zoti Cani dua t’ju jap ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe jam prekur shumë kur mësova që Martini ka qenë me tim bir në Selanik në kampionat, kanë luajtur futboll atje.

Angel Cani: Po, po kam qenë edhe unë atje. Është e pabesueshme. Rrofshi dhe ju falënderoj, ju falënderoj shumë!

Odeta Dume: Zoti ju dhëntë forcë

Angel Cani: Ju falënderoj shumë, faleminderit!

Odeta Dume: Dhe ditën e sotme protesta ka qenë me plot fëmijë, plot mësues që besoj e gjithë Shqipëria tashmë janë me dhimbjen tuaj

Angel Cani: Faleminderit shumë, faleminderit që ma lehtësoni këtë dhimbje. Faleminderit!

Odeta Dume: Dhe u preka shumë kur lexuam edhe mesazhin e Florinës

Angel Cani: Po, po!

Odeta Dume: Që e kishte dhënë për të birin e saj

Angel Cani: Faleminderit, ju falënderoj pa masë dhe ma puth djalin nga ana ime

Odeta Dume: Nuk e di nëse do të përcjellësh dy fjalë për gjithë nënat që janë me ty dhe Florinën sot

Angel Cani: Faleminderit shumë, shumë faleminderit. Të përshëndes, të falenderoj shumë dhe puthe djalin nga ana ime. Faleminderit!

Odeta Dume: Zoti të dhëntë forcë!