Tirane- Një ngjarje e rëndë u shënua në një fshat të Lushnjës në maj të këtij vitit. Një vajzë 24-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj u paraqit në komisariat duke bërë denoncim se ka qenë viktimë e një marrëdhënieje seksuale me dhunë, dhe si pasojë ajo kishte mbetur shtatzënë. Denoncimi u bë në 10 maj ndërsa 14 ditë më pas policia arrestoi Luan T., një 63 vjeçar bashkëfshatar si autorin e dyshuar.
Sot në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ të Report Tv ishin vajza dhe djali i 63 vjeçarit të cilët thonë se babai i tyre është i pafajshëm dhe se po mbahet padrejtësisht në burg, pasi janë të tjerë persona që e kanë kryer aktin seksual.
Florian Topi dhe Emanuela Murati në studion e gazetares Odeta Dume thonë se ngjarja ka qenë e qëllimshme për të njollosur familjen e tyre dhe dëmtuar imazhin dhe biznesin që ata kanë, një pemtari të cilin e kanë ngritur me mund.
Ata thonë se është bërë kallëzim i rremë për të fshehur personat e vërtetë që kanë abuzuar me vajzën. Për këtë bëjnë me faj dhe nusen e xhaxhait të 24 vjeçares. Ata disponojnë dhe një video ku vajza tregon dhe emrat e personave që kanë kryer marrëdhënie dhe flitet për një incest.
E bija e 63 vjeçarit i kërkon policisë të verifikohen bisedat e vajzës në telefon.
Avokati Idajet Beqiri kërkon që të bëhet ADN-ja që do të zbardhë të vërtetën se kush ka abuzuar seksualisht me vajzën.
"ADN-ja duhet të bëhet urgjentisht. dhe duhet parë çfarë raportesh kanë këta me këtë familjen. Kjo familje ka ngritur një biznes të shkëlqyer. Ka bërë një punë me djersë" thote avokati.
Ndërkohë fëmijët e 63 vjeçarit kërkojnë drejtësi dhe e vërteta të zbardhet sa më shpejt dhe të vihet në vend nderi i tyre. Ndërsa vajza është 4 muajshe shtatzënë.
Shikoni videon e emisionit 'Pa Gjurme'
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 108
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Moti i keq/ Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë
29 Mars, 07:36
-
Aksident në Lushnjë/ ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në parcelë, 3 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë
29 Mars, 07:07
-
E zhdukur prej 2 marsit të këtij viti, emisioni 'Pa Gjurmë' gjen adoleshenten korçare, tregon arsyet e largimit të saj nga shtëpia (BISEDA E PLOTË)
28 Mars, 16:30
-
‘Refuzojini me votë kopjet e Ballukut’, Bardhi denoncon kandidaten e PS në Roskovec: Fondet e bashkisë ia dha mamasë së vet për të ndërtuar bujtinë
28 Mars, 16:12
-
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’, prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin! 23 vjeçari ekzekutoi policin brenda makinës se i tha mos ec shpejt
28 Mars, 09:55
-
Diktatura e shkatërroi, ortodoksët rindërtojnë nga themeli kishën e Shën Mërisë në Lushnje
27 Mars, 16:26
-
Shtohen sëmundjet malinje në Fier, 120 pacientë për 3 muaj! Mjekja: Gratë dhe burrat mbi 40-vjeç duhet të kryejnë kontrolle
27 Mars, 16:18
-
Koço Kokëdhima dhe trajneri Maringlen Kule fjalor të pahijshëm dhe presion në ndeshjen e femrave, presidenti i Apolonisë nën hetim: Jepja në tavolinë bq m*** (VIDEO)
27 Mars, 10:09
-
Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)
26 Mars, 18:50
-
Lushnjë/ Publikohet momenti kur dy të rinjtë dhunojnë barbarisht 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur! E godasin edhe pasi shembet përtokë (VIDEO)
25 Mars, 20:36
-
Dy të rinjtë dhunuan burrin me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjuar në Lushnjë, 43-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë te Trauma
25 Mars, 10:24