Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast

Foshnja 11 muajshe e braktisur nga nëna e saj 17 vjeçare në Patos u strehua ditën e djeshme në Shtëpinë e Foshnjes "Hanna dhe Rozafa" në Tiranë pas apelit në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV. Tashmë foshnjës 11 muajshe që u braktis nga një i pa njohur në datën 4 prill në familjen Rama në Patos i është gjetur një strehë e ngrohtë dhe me kujdes maksimal.

Në këtë ditë feste të Fiter Bajramit, bebja u vizitua Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila teksa kaloi disa orë me të dhe fëmijët e tjerë pa kujdes prindëror, bëri edhe një apel për gjithë qytetarët që të bëhemi bashkë si një familje e madhe, për të raportuar dhe ardhur në ndihmë çdo fëmije në nevojë apo të braktisur. 

“Kjo është Emily. Mirëmëngjes, gëzuar Bajramin. Po ti qenke yll i bukur”, tha ministrja ndërsa mori në krah Emilyn.

“Në një ditë të shenjtë si kjo e sotmja pikë së pari si nënë e si qytetare e më tej si ministre, e trazuar nga ngjarja e shëmtuar e braktisjes së foshnjës 11 muajshe në Patos dua t’u drejtohem me një apel, të gjithë qytetarëve, na ndihmoni që asnjë foshnje dhe asnjë fëmijë në këtë vend të mos vuajë”, shtoi ajo.

Ndonëse ka vetëm një ditë në shtëpinë e fëmijës, kërkesat për birësimin e foshnjes 11 muajshe kanë qenë të shumta. Një falenderim Koçiu ka pasur dhe për emisionin "Pa Gjurmë".

“Falenderoj emisionin Pa Gjurmë për kontributin e dhënë si dhe gjej rastin të falënderoj nga zemra të gjithë ato qytetarë shumë prej tyre prindër me 1 dy apo më shumë fëmijë që sapo kanë dëgjuar për rastin janë shprehur të ndihmojnë të miturën", shtoi ministrja.

Koçiu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të MSHMS-së dhe Shërbimit Social Shtetëror për t’u ardhur në ndihmë dhe mbështetur fëmijët pa kujdes prindëror. Ministrja apeloi për bashkëpunim në mënyrë që asnjë foshnje apo fëmijë të mos ndjehet i braktisur.

"Shërbimi ynë Social i ka të gjitha kushtet që të mbrojë absolutisht çdo të mitur në Republikën e Shqipërisë dhe t’i ofrojë një rritje të denjë, ashtu si të gjithë moshatarët e tjerë. Për t’ia dalë mbanë, kemi nevojë për solidaritetin dhe bashkëpunimin tuaj. Denonconi çdo rast dhune apo abuzimi, kudo që e verifikoni atë. Edhe në qoftë se nuk ju përket direkt, edhe nëse është fëmija i fqinjit apo një situatë që e shihni në rrugë, le të mos heshtim", deklaroi Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu apeloi gjithë qytetarëve: "Le të mos bëhemi bashkëpunëtor me heshtje në këto fenomene që s’kanë asgjë të përbashkët me vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë dhe familjes shqiptare".

Në momentin që fëmija u braktis në familjen Rama në Patos, ajo kishte hematoma nga dhuna që mund të ketë kaluar nga e ëma e saj, një 17 vjeçare e varur nga droga. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/04/2024 00:50

    Perpara se t'a biresoni,testoni ADN e foshnjes,per te pare nese ka lidhje gjaku me /gjyshen/ qe e solli ne emision.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë