POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Pa gjurmë'/ Dy krushkat në betejë për kujdestarinë e nipërve, njërës prej gjysheve i bie të fikët gjatë transmetimit

Lot tensione akuza dhe kundërakuza kanë qenë kryefjale e emisionit "Pa gjurmë", ku përballë ishin dy krushka që janë betejë për kujdestarinë e nipërve të tyre.

Gjyle Halili është përballur sot live mamanë e e gruas së djalit Flutura Bushati, teksa gjatë gjithë kohës përballja ka qënë e tensionuar dhe në fund është mbyllur me lotët e Gjylës, e cila nuk është përmbajtur kur ka parë nipin e mbesën që ndodhen në Gjermani, të cilët nuk i ka takuar prej dy vitesh.

Drejtuesja e emisionit është detyruar të ndërpresë transmetimin, teksa gjendja shëndetësore e Gjyle Halilit është përkeqësuar.

Ajo ka pësuar gjendje të fikti brenda studiove të emisionit pa gjurmë, teksa është dashur ndërhyrja e stafit të emisionit për ta ndihmuar.

Më pas në ambientet e redaksisë ka mbërritur ambulanca që ka dërguar Gjyle Hallin për ndihmë të specilizuar mjekësore.

Rasti i Marinelës u bë publik mbrëmjen e djeshme në “Pa gjurmë", ku gjyshja Gjyle Halili, tha se kërkon që të takojë dy fëmijët e vegjël të cilët sipas saj, nuk lejohen më nga ish-nusja që të takohen me ta.

Gjyshja kërkoi nga Marinela që fëmijët të takohen me babain dhe hallat. Sot, Flutura, mamaja e Marinelës është përballur live me Gjylen. Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të familjes së saj, dhe ka thënë se Marinela është marrë nuse në atë familje me qëllimin për t’a dërguar më pas të punonte si prostitutë.

ke.mu./b.ha.
Komento