Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i kërkoi sot Edi Ramës lirimin e protestuesve Kuksianë, ndërkohë që i drejtoi disa disa pyetje ministrit të Brendshëm fatmir Xhafa, i cili kishte deklaruar sot se policia ka skeduar disa grupe kriminale.

Paloka e pyeti Xhafën nëse e kishte skeduar edhe vëllain e tij dhe atë të Edi Ramës, që sipas deputetit demokrat drejtojnë trafiqet e drogës.

Duke publikuar një video, paloka tha:

Disa prova që janë paraqitur, tregojnë qartazi se qytetarët e Kukëist janë rrëmmbyer nga shtëpitë e tyre në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e nejriut, në mes të natës, në mënyrën më shtazore.

Pas këtij akti, Prokuroria që është në duart e Edi Ramës, guxoi të falsifikonte orën se kur qytetarët e Kukësit u rrëmbyen.

Forcat e Fatmir Xhafës, si banditë të maskuar janë sulur dhe kanë rrëmbyer në shtëpitë e tyre qytetarët e Kukësit.

Rrëmbyen ata qytetarë që protetuan për të drejtën e tyre, për bukën e gojës.

Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën deri kur qytetarët e Kukësit dok do të gjejnë drejtësi.

Të jetë i bindur Edi Rama, se ne si opiztë në çdo moment do të vazhdojmë të jemi në krah të protestuesve kukisanë. Derisa i fundit prej tyre të lirohet, nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën.

Sot Xhafa foli me paturpësi për luftën kundërt krimit.

Është gjë e mirë që pas 5 vitesh në pushtet qeveria thotë se ka skeduar grupet kriminale dhe do t’i godasë.

Ky është një film i parë, pasi ishte thënë se për 300 ditë krimi do të zhdukej, ndërkohë që një ish-ministrër i Brendshëm ishte në krye të trafikut të drogës. Dhe sot në vend që ai të ishte në burg dhe jo në Kuvend, janë kuksianet qata që llihen në burg.

A e ka skeduar vëllain e tij të dënuar për kokainë Xhafaj?

A e ka skeduar Arbër Çekajn, shok i Olsi ramës, që u kap me 613 kg kokainë Xhafaj?

Po gruan e Sejdinit, të hetuar për trafik droge?

A i ka regjistruar grupet kriminale të Durrësit të lidhura me Vangjush Dakon?

Këto Famtir Xhafaj duhet t’i bëjë publike nëse do që të luftojë krimin e organizuar.

Edi Rama të lirojë kuksianet dhe të arerstojë politikanët të lidhur me trafikun e drogës, nga i vëllai, te Saimir Tahiri.