Paloka-Ramës: Liro kuksianët, arresto vëllain tënd që drejton drogën!

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i kërkoi sot Edi Ramës lirimin e protestuesve Kuksianë, ndërkohë që i drejtoi disa disa pyetje ministrit të Brendshëm fatmir Xhafa, i cili kishte deklaruar sot se policia ka skeduar disa grupe kriminale.

Paloka e pyeti Xhafën nëse e kishte skeduar edhe vëllain e tij dhe atë të Edi Ramës, që sipas deputetit demokrat drejtojnë trafiqet e drogës.

Duke publikuar një video, paloka tha:

Disa prova që janë paraqitur, tregojnë qartazi se qytetarët e Kukëist janë rrëmmbyer nga shtëpitë e tyre në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e nejriut, në mes të natës, në mënyrën më shtazore.

Pas këtij akti, Prokuroria që është në duart e Edi Ramës, guxoi të falsifikonte orën se kur qytetarët e Kukësit u rrëmbyen.

Forcat e Fatmir Xhafës, si banditë të maskuar janë sulur dhe kanë rrëmbyer në shtëpitë e tyre qytetarët e Kukësit.

Rrëmbyen ata qytetarë që protetuan për të drejtën e tyre, për bukën e gojës.

Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën deri kur qytetarët e Kukësit dok do të gjejnë drejtësi.

Të jetë i bindur Edi Rama, se ne si opiztë në çdo moment do të vazhdojmë të jemi në krah të protestuesve kukisanë. Derisa i fundit prej tyre të lirohet, nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën.

Sot Xhafa foli me paturpësi për luftën kundërt krimit.

Është gjë e mirë që pas 5 vitesh në pushtet qeveria thotë se ka skeduar grupet kriminale dhe do t’i godasë.

Ky është një film i parë, pasi ishte thënë se për 300 ditë krimi do të zhdukej, ndërkohë që një ish-ministrër i Brendshëm ishte në krye të trafikut të drogës. Dhe sot në vend që ai të ishte në burg dhe jo në Kuvend, janë kuksianet qata që llihen në burg.

A e ka skeduar vëllain e tij të dënuar për kokainë Xhafaj?

A e ka skeduar Arbër Çekajn, shok i Olsi ramës, që u kap me 613 kg kokainë Xhafaj?

Po gruan e Sejdinit, të hetuar për trafik droge?

A i ka regjistruar grupet kriminale të Durrësit të lidhura me Vangjush Dakon?

Këto Famtir Xhafaj duhet t’i bëjë publike nëse do që të luftojë krimin e organizuar.

Edi Rama të lirojë kuksianet dhe të arerstojë politikanët të lidhur me trafikun e drogës, nga i vëllai, te Saimir Tahiri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 16/04/2018 18:15

    U lodha duke shkruar per dosjen KADRIOVSKI.A ka sy a ka veshe ky Paloqja te lexoje dhe te reflektoje ose te reagoje kur shkruhet...Nuk bej avokatine e askujt se nuk me intereson,por kur shikoj qe flasin shkerdhata si puna e ketij..perseris. Edi Paloqja dhe ish prokurori pergjithshem Prel Martini bashkepuntoret me te ngushte te Terroristit Nderkombetar Daut Kadriovski, qe ka vene bomben ne Lojrat Olimpike te Sidnejt Australi, vrasesit te dy Sherifave ne SH.B.A, autor i plagosjes se oficerit Gjermani, trafikant i heroines nga Turqia-Shqiperi-Europe, vrasesi i bashkejetueses ne rrugen "Niko Avrami" Tirane,Diles nga Fushe-Kuqe,(qe i bente kafen Paloqes ) arrestuar te Shkembi i Kavajes dhe ekstraduar ne shtetin ??? Referenca.( Dosja Daut K Poseduesi ne Domje tek bukepjeksi X.Y. nga Kuksi i 200 kg heroine qe e transportonte me makinen e Gardes se Republikes. Arrestuar te Shkembi i Kavajes dhe ekstraduar ne shtetin ??? Referenca.( Dosja Daut KADRIOVSKI ne SH.I.SH)...le ta regjistroje dhe kete ky trafikant i regjur... te rrefehet para drejtesise pastaj te beje moral e kush?

    Përgjigju
  • Sido: 16/04/2018 14:59

    5 pyetje nga paloka quhen kto? Tete vjet e mbajti PD pushtetit dhe 1 kriminel nuk e skedoj jo me ta arrestontet. Tani dalin e na llomotisin

    Përgjigju
  • izi: 16/04/2018 14:58

    Kta nuk dine as te bejn pyetje jo me te bejne opozite. A sa te lodhur jane ktaaaa

    Përgjigju
  • Anna: 16/04/2018 14:52

    ore ky po punon edhe hallall i qoft se ca gjera i ka bere po ai Lulushi qe ishte Minister lart e posht edhe vetem per keq do mbahet mend.

    Përgjigju
  • oltaaaaaa: 16/04/2018 14:52

    Emiljano shullazi eshte shoku i ngusht i zenit o vllai , ke fol pa lejen e shef Sales ktu me duket.

    Përgjigju
  • Milo: 16/04/2018 14:51

    Kush i perpilon keto pyetje Mul Noka Lo*ja me Ed Palo*en!!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)