Parlamenti Europian raport për Serbinë, zbulohet qëndrimi për kufirin me Kosovën

Parlamenti Europian raport për Serbinë, zbulohet qëndrimi për kufirin me Kosovën

Parlamenti Europian

Parlamenti Evropian sot pritet të fillojë krijimin e një raporti për Serbinë, që pritet të përfshijë edhe një amendament të kompromisit në lidhje me korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, raporton “Tanjug”.

“Çfarëdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme përderisa ekziston pajtimi i të dyja palëve dhe parasheh stabilitetin e rajonit dhe të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në tekst.

Në total, 239 amendamente që janë përfshirë në raportin e këtij viti rreth Serbisë, të krijuar nga raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister, janë ndarë në 27 amendamente të kompromisit, që mund të hyjnë në tekstin përfundimtar.

Rëndësi të veçantë ka amendamenti i kompromisit me numrin rendor 25, që ka të bëjë me debatin rreth korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë edhe temën e shkëmbimit të territoreve.

Në fillim të tekstit i cili mund të hyjë si version final i raportimit të Parlamentit Evropian për Serbinë, por edhe për Kosovën përmendet “e kaluara multietnike e Kosovës dhe Serbisë” si dhe fakti se “shtetet homogjene etnike nuk duhet të jenë cak”.

Po ashtu, përfaqësuesit evropian nëpërmjet tekstit të raportimit rreth Serbisë përmendin shembujt e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani mes Beogradit dhe Prishtinës ku në veçanti insistohet në formimin e bashkësive të komunave me shumicë serbe. Lajmi.net.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën

Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën