PE voton paktin për emigrantët, synon të frenojë azilantë

Mes debateve të vazhdueshme mbi trajtimin e krizës së emigrantëve nga Evropa, bashkëpunimi i Giorgia Melonit me kryeministrin shqiptar Edi Rama me nënshkrimin e marrëveshjes për emigrimin, ka tërhequr vëmendjen dhe ka shkaktuar polemika në muajt e fundit.

Por ndërsa Bashkimi Evropian që përballet me politikat e veta për emigracionin, kritikat nga politikanët italianë nxjerrin në pah shqetësime më të gjera në lidhje me efektivitetin e masave të bllokut në adresimin e sfidave të këtij problemi në kontinent.

Eurodeputetja italiane Annalisa Tardino ka shprehur kritika të forta kundër Paktit të Migracionit dhe Azilit që u votua këtë të mërkurë në parlamentin Europian. Sipas saj, masat e BE-së nuk arrijnë të adresojnë sfidat e rëndësishme të paraqitura nga migrimi, veçanërisht për vendet si Italia dhe ato që kufizohen me Mesdheun.

Parlamenti Evropian miratoi këtë pasdite 10 tekste legjislative për të reformuar politikën evropiane të migracionit dhe azilit. Për të ndihmuar vendet e BE-së që përballen me fluks emigrantësh, shtetet e tjera anëtare do të kontribuojnë duke zhvendosur aplikantët për azil në territorin e tyre, duke dhënë kontribute financiare ose duke ofruar mbështetje operative dhe teknike.

Në thelb të ligjeve qëndron një mekanizëm për t'iu përgjigjur fluksit të papritur të emigrantëve. Në bazë të ligjeve të miratuara, përpunimi i kërkesave për azil në kufijtë e BE-së në të ardhmen do të duhet të jetë më i shpejtë.

Sipas një kuadri të ri shtetet anëtare, mbi baza vullnetare, do të ofrojnë pritjen e refugjatëve të njohur nga UNHCR nga vendet e treta, të cilët do të udhëtojnë në territorin e BE-së në mënyrë legale, të organizuar dhe të sigurt.

Rregulloret pritet të fillojnë të zbatohen pas dy vitesh. Për direktivën e kushteve të pritjes, shtetet anëtare do të kenë dy vjet kohë për të prezantuar ndryshimet në ligjet e tyre kombëtare.

K.M//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033