POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Pas Durrësit e Shkodrës edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë ndërpresin protestën: Qëllimi ynë u arrit

Protesta e studentëve te Ministria e Arsimit

Pas studentëve të Universitetit të Durrësit dhe atyre të Shkodrës, edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë deklarojnë përfundimin e protestave dhe rikthimin në auditore. Përmes një postimi në faqen e tyre, Këshilli Studentor thekson se protesta ia arriti qëllimit dhe për këtë arsye ata nuk do të jenë nesër në protestën e paralajmëruar në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Njoftimi i Këshillit Studentor të Universitetit të Mjekësisë Tiranë

Studentët e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Durrësit, Vlorës  dhe Shkodrës protestuan paraditen e sotme përkundrejt MAS për tarifat për lëndët e mbartura, tarifën e arsimimit, kushtet e konvikteve dhe mënyrën sesi duhet të organizohet Bordi i Administrimit. Ndonëse protesta solli nënshkrimin e qeverisë për shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së, për heqjen e tarifave ndaj provimeve për lëndët e mbartura, studentët kanë paralajmëruar sërish për protestë, ndonëse nesër duket se do të jenë më të pakët në numër. 

l.q.
Komento